“Të flasim si diplomatë dhe të punojmë si patriotë “/ Kurti: Mbrojtjen ndaj njëri-tjetrit e kemi detyrë të lartë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se marrëveshjet që janë firmosur mes dy qeverive duhet të gjejnë zbatim dhe se dy vendet duhet të punojnë si patriotë dhe të flasin si diplomatë.

“Unë vij për herë të parë në takimin e përbashkët të qeverisë. Mandatin e parë si kryeministër e mbajtja 4 muaj dhe këtë kam bërë 8 muaj, pra jam duke përparuar. Të thuash se jemi të lumtur se jemi një komb i ndarë do të ishte marrëzi, të thuash se kemi dy shtete se jemi më të fortë është shkurtpamësi, e të thuash se do të bashkoheshim je nacionalist dhe të thuash se do të bashkohesh në BE do të shqyhesh për diplomat. Le të flasim si diplomatë dhe të punojmë si patriotë. Integrimi i dy shteteve tona është sa strategjik dhe parimor, numri i marrëveshjeve duhet të shoqërohet me cilësi në zbatimin e tyre. Si patriotë duhet ti forcojmë të dy shtete tona, patriotizëm sot është të luftosh krimin, të punosh për lirinë e mediave dhe ekonomi gjithëpërfshirëse”, tha Kurti.

Kurti është shprehur gjithashtu se Shqipëria dhe Kosova e kanë detyrë bashkëpunimin dhe mbrojtjen ndaj njëri-tjetrit.

“Bashkëpunimin me njëri-tjetrin e kemi për detyrë, ashtu si edhe mbrojtjen e njëri-tjetrit.  Duhet ta gjejmë thirrjen e përbashkët. Çdo e mirë e njërit shtet mund të përcillet te tjetri. Duhet të vrapojmë. Qartësia dhe veprimi i përbashkët na udhëzon vetë drejt rrugës. Hekurudha e përbashkët është rritje e rëndësisë së portit më të rëndësishëm të shqiptarëve. Ne jetojmë me fqinjët tanë që kemi të kaluar të përbashkët por edhe do ta ndajmë të ardhshmen. Ne po hapim pika kufitare të përbashkët. Po rrisim bashkëpunimin kulturor. Po rrisim bashkëpunimin në të gjitha fushat. Le të përshpejtojmë hapat e veprimit”, tha Kurti.

Të fundit

Studimi nga Zaloshnja: Katolikët në Shqipëri janë më besimtarët pas komunizmit

EDUARD ZALOSHNJA - Ditët e fundit, Ministria e Financave publikoi listën e familjarëve që përfitojnë këstin e pestë të...

“Putini është grabitqar, nuk do të ndryshojë”

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, nuk i kurseu fjalët ndaj Vladimir Putinit gjatë një vizite të dielën në kufirin e Polonisë...

Izraeli do të fusë Greta Thunberg në një burg terroristësh

Arrestimi i aktivistëve në kushte si të ishin terroristë dhe sekuestrimi i anijeve të tyre për t'i shndërruar në një flotë policie është strategjia...

Belgjika, 100 mln euro për blerjen e armëve nga SHBA për Ukrainën

Qeveria belge ka ndarë 100 milionë euro për të blerë armë nga SHBA-ja në mbështetje të Ukrainës. Lajmi u konfirmua nga ministri i Jashtëm,...

Shoferi humb kontrollin e mjetit, vdes e vogla e familjes

Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në fshatin Zabel i Ulët të Drenasit. Sipas mediave kosovare, referuar njoftimit zyrtar të Policisë, mësohet...

Lajme të tjera

Web TV