Arjan Konomi në ceremoninë mortore të Hueyda El Saied, ndan videon prekëse me djalin e vogël të artistes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Artistja e njohur Hueyda El Saied u nda në mënyrë të parakohshme nga jeta pak ditë më parë si pasojë e një sëmundjeje të rëndë. Mes personazheve të njohur që u shfaqën të prekur nga lajmi i hidhur ishte opinionisti Arjan Konomi, i cili ishte një prej miqve më të ngushtë të të ndjerës.

Në një postim prekës në rrjetet sociale, Arjan Konomi do të shkruante:  “Hueyda e shtrenjtë! Ike nga kjo jetë me aq elegancë, dinjitet, mirësi dhe me buzëqeshjen tënde plot shpirt që nuk e ndave asnjëherë! Një ditë do bashkohemi përsëri diku në qiell për të qeshur e festuar, dhe për të kujtuar si kemi qenë, dhe sa bukur e me sa dashuri kemi kaluar”.

Ndërkaq sot ai ka marrë pjesë në ceremoninë mortore të artistes në Luksemburg, ku ka qëndruar pranë djalit të saj të vogël, Gabrielit.

Konomi ka ndarë në rrjetet sociale disa momente me vogëlushin, të cilin e përqafon dhe e fton të përshëndesë në kamera.

Të fundit

Karteli famëkeq shqiptar/ Pse e lanë Londrën dhe shkuan në Dubai?

Prestigjozja britanike “Daily Mail” i ka kushtuar një artikull bandës shqiptare “Hellbanianz”, e cila dikur e vendosur me bazë...

Fadil Hasa, aktori i njohur i humorit që po i mungon skenës shqiptare

Fadil Hasa lindi në Krujë, me 8 prill 1940 dhe kreu gjimnazin “29 Nëntori” në Shkodër, ku u aktivizua në aktrim e për t’u...

Shkoi si turist në Zvicër, 23-vjeçari shqiptar kapet në shitje kokaine!

Një 23-vjeçar shqiptar kishte shkuar si turist në Zvicër, por është kapur në trafik të kokainës. I riu ishte bërë pjesë e një rrjeti shpërndarësish...

Rama ndan pamjet nga shembja e pallatit në Vlorë: Edhe shkelësit e mëdhenj po ndëshkohen

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale pamjet e aksionit të IMT-së në bregdetin e Vlorë, ku fadromat shihen duke shembur një pallat...

Edi Rama u shpreh mirënjohjen dy heronjve, Agim Troci dhe Klajdi Mustaj

Kryeministri Edi Rama ka shprehur respektin dhe mirënjohjen e tij për efektivët e Policisë të cilët mbajnë me nder të veshur uniformën blu dhe...

Lajme të tjera

Web TV