Boksieri i njohur Florian Marku bëhet baba për herë të parë, dedikimi që i kushton të birit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Boksieri i njohur shqiptar, Florian Marku, është bërë të shtunën baba për herë të parë.

Ai dhe partnerja e tij, Eirini Konomi, janë bërë prindër të një djali, të cilin e ka pagëzuar me emrin Matin.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Floriani përmes një fotografie të publikuar në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, ku ka shfaqur dorën e fëmijës së sapolindur.

“Faleminderit Zotit të Gjithësisë për këtë mrekulli që më solli sot. Në të njëjtën datë që ka lindur dhe nusja, në 27 nëntor. Mirë se erdhe në këtë jetë djali im Matin Marku 27,11,2021. Zoti të dhëntë shëndet, fat, e një jetë sa më të lumtur! Babi me mamin do të duan pa kufij gjithmonë”, ka shkruar boksieri shqiptar në mbishkrimin e fotografisë.

Ndërkohë, të shumta kanë qenë urimet e pranuara nga ndjekësit në hapësirën për komente.

Përndryshe, Floriani para disa ditës shënoi fitore ndaj Jorick Luisetto në kuadër të IBF në kategorinë ‘walterweight’ apo të mesme të lehtë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Florian Marku (@florianmarku)

Të fundit

“Opozita pësoi një humbje turpëruese”, Xhaferraj: PD ka arritur fundin!

Në pritje të nisjes së seancës plenare, Ferdinand Xhaferri në një prononcim për mediat ka deklaruar se PD tashmë...

Rinis Kuvendi, deputetët i kthehen seancave pas zgjedhjeve

Këtë të enjte do të zhvillohet seanca e parë plenare e Kuvendit pas ndërprerjes për shkak të fushatës elektorale. Seanca do të mbahet në...

Zgjidhen aktorët e rinj për serialin televiziv “Harry Potter”

Platforma HBO ka zbuluar emrat e aktorëve të rinj që do të interpretojnë rolet kryesore në serialin e shumëpritur Harry Potter, i bazuar në...

Mbi 74 mijë euro të fshehura në autobusin e agjencisë së udhëtimit, në pranga 2 persona

Në pikën kufitare në Gjirokastër, janë arrestuar 2 persona, një tjetër është shpallur në kërkim, ndërsa një është nën hetim në gjendje të lirë,...

“U çakordova fare”/ Çfarë ndodhi me Kiarën në skenën e “Portokalli”?

E ftuar në emisionin “Ndryshe” me Salsano Rapin dhe Elona Duron në Top Albania Radio ka qenë moderatorja e njohur Kiara Tito. Në këtë...

Lajme të tjera

Web TV