Brus Li, legjenda e karatesë në film

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mjeshtri i arteve marciale u lind më 27 nëntor 1940 dhe vdiq në moshën 32-vjeçare

Emri i tij i lindjes ishte Lee Jun-fan po ashtu Li në gjuhën kineze kishte dhe emra të tjerë si Li Yuanijin mirëpo amerikanët i vunë emrin Bruce dhe pesudonimi i emrit Lee dhe kshtu u vu emri Bruce Lee. Ai u lind në 27 nëntor 1940 në San Francisko të SHBA-së, ndërsa prindërit e tij, lindur dhe rritur në Hong Kong, po vizitonin Shtetet e Bashkuara na kuadër të një shfaqje operistike. Ishte fëmija i katërt i një babai kinez me emrin Lee Hoi-Chuen dhe një nënë e prejardhjes kineze dhe gjermane me emrin Grace. Familja u rikthye në Hong Kong, dhe Brus Li shprehej se kujtimet e tij të para të fëmijërisë ishin të pushtimin japonez….

…Brus Li, ishte një nga mjeshtrat më të respektuar të arteve marciale në botë, një student i avancuar i filozofisë, dhe një aktor karizmatik. Filmi i tij i ardhshëm “Ardhja e Dragoit” dilte në kinema pas një muajit. Ajo ishte edhe dita e fundit në këtë jetë për Brus Li. Pasi përfundoi autopsia dhe hetimin paraprak, shkaku zyrtar i vdekjes ishte një edemë cerebrale akute. Megjithatë, vdekja e tij dëshmoi të ishte vazhdimisht një mister i qëndrueshëm, me spekulime të forta rreth fundit të tij të papritur…

Artet marciale dhe filozofia

Ai filloi të stërvitej në artet marciale që në adoleshencë, dhe u zhvendos në SHBA në moshën 18 vjeçare. Ai studioi filozofi në univesitet, duke mësuar artet marciale, dhe njëherazi duke ndjekur karrierën si aktor. Li u bë i famshëm për leksionet e tij private në artet marciale, teksa po ndërtonte hap pas hapi karrierën e tij të dukshme në filmat aksion. Ai u dha mësim Stiv Mekuinit, Xhejms Kobërn, Karim Abdyl Xhabar, ndërsa bashkëpunonte në filma me aktorin e mirënjohur Çuk Norris. Ai ishte i irrituar me pengesat që kishte për t’u angazhuar në filmat e Hollivudit, ndërsa aktorët e bardhë aktronin në role aziatikësh. Filmat që ai realizoi në Hong Kong ishin shumë të suksesshëm, dhe fama e tij mbërriti edhe në  SHBA. Bashkë-prodhimi Hong Kong-Hollywood i filmit “Enter the Dragon”, ku luanin edhe aktorët Xhon Sakson dhe Xhim Kelli, dhe me praninë e Lalo Shifrin, ishte gati të bëhej një hit i madh.

Edema cerebrale

Por, pavarësisht regjimit të tij të stërvitjes, dhe një diete të kujdesshme bazuar në perime dhe peshk, Li pati probleme shëndetësore në vitin 1973. Më 10 maj, ai u rrëzua gjatë një skene të “Enter The Dragon”, duke vuajtur nga dhimbje të forta koke dhe konvulsione. Ai u diagnostikua me edemë cerebrale, u trajtua në spital dhe e mori veten. Më 20 korrik, Li po planifikonte të darkonte në Hong Kong me aktorin Xhorxh Lazenbaj, një nga protagonistët në film. Në fillim, miku dhe producenti i filmit, Rejmond Çhou, shkoi në shtëpinë e Li bashkë me gruan e tij Linda, për të diskutuar mbi filmin e ri “Game of Death”, që kishte filluar të xhirohej përpara ”Enter the Dragon”, që ishte në procesin e rifillimit. Pasi punoi për një farë kohë, gjatë së cilës thuhet se Li ishte shumë i zbehtë, ai dhe Çou u nisën me makinë për në shtëpinë e aktores Beti Ting Pei, e cila ishte e dashura e Li. Gjatë qëndrimit aty, Li u ankua për dhimbje koke, dhe ajo i dha atij një ilaç të zakonshëm që quhej “Equagesic”. Ishte ora 19:00.

Lexo edhe :  Rama e pret në aeroport, mbërrin në Tiranë presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe

Ai vendosi të pushonte në shtratin e saj në dhomën tjetër. Çou u nis i pari për në restorant ku do të darkonin me Xhorxhy Lazenbaj. Çou i telefonoi Peit pas disa minutash, dhe e pyeti se kur do të nisej Li, pasi po bëhej shumë vonë. Por kur hyri në dhomën e gjumit, Pei e gjeti aktorin të vdekur. Pasi as Çou dhe as një doktor që lajmëroi Pei në telefon, nuk mund të ringjallin Li, ai u dërgua në spital, dhe aty u shpall i vdekur rreth orës 23:00. Çou i telefonoi bashkëshortes së Li të shkonte në spital. Ndërsa vdekja e Brus Li u përhap me shpejtësi në mbarë botën, e veja e aktori kërkoi fillimin e autopsisë.

“Mallkimi” i brezave

Si shkak i vdekjes u përcaktua një edemë cerebrale. Pati ndërkohë spekullime se gjurmët e ilaçit Equasigic dhe marijuanës që u gjetën në gjak, mund të ketë luajtur një rol në vdekjen e tij. Atë ditë ishte shumë nxehtë, dhe ekziston mundësia e goditjes nga vapa, që mund të ketë përkeqësuar gjendjen e tij, pasi Li kishte hequr me një operacion gjëndrat e djersës në sqetulla. Një tjetër shkak i vdekjes, u përmend përdorimi i steroidëve. Gjithashtu, teoritë e tjera pretendojnë se Li u vra nga krimi i organizuar, dhe konkretisht Triada kineze. Më vonë pati zëra se Beti Pei, u martua më vonë me një anëtar të Triadës (në fakt burri i saj ishte një producent filmash, familja e të cilit kishte lidhje me Triadën). Akti i organizatës kriminale ndaj Li nuk është shpjeguar kurrë. Teoria më e “çmendur”, ishte se vrasësit e ekzekutuan Li, pasi ai nuk e kishte respektuar formën kineze të arteve marciale. Në fund, edema cerebrale shihet si shkaku më i mundshëm, edhe pse fansat e tij e kishin të tmerrshme ta pranonin atë, pasi Li ishte aq shumë i ri në moshë.

Vdekja e parakohshme e djalit të Li, Brendon Li, në sheshin e xhirimit të një filmi në vitin 1993, forcuan zërat për ekzistencën e një “Mallkimi ndaj Li-së”. Gati 50 vite më vonë, Brus Li është ende një figurë e fuqishme në kulturën popullore. Siç shkruan Metju Poli në librin e tij “Brus Li: Një jetë”, trashëgimia e tij ishte “njohja e shumë njerëzve të tjerë me kulturën aziatike, më shumë se sa çdo person tjetër në histori”.

Epilogu

Brus Li në jetën e tij si luftëtar, aktor dhe artist ka fituar shumë çmime. Po ashtu ai është i njohur i edhe si regjisor dhe skenarist. Brus Li u emërua nga “Time Magazine” si një nga 100 njerëzit më me ndikim të shekullit të XX.

 

Të fundit

Sarandë/ Shfrytëzonin të miturën për prostitucion, arrestohen 2 gratë

Finalizohet pas 2 muajsh hetime me metoda proaktive, operacioni i koduar “Silent Watch”. Vihen në pranga 2 shtetase që...

Pse Berisha u bë më grek se Janullatos dhe Janullatos më shqiptar se Berisha?

Gjunjëzimi para Greqisë dhe premtimet për biznese, vijë detare, nuk ishin mesazhe për emigrantët shqiptarë në Greqi, por lëmoshë për mbështetje ndaj Athinës zyrtare. Shumë...

Zaçaj: Zbatimi i vendimeve të Kushtetueses detyrim për të gjitha institucionet

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj në një konferencë u pyet edhe për vendimet e saj që nuk zbatohen nga institucionet e tjera, ku...

Trump i ka vënë përpara europianët, si do reagojnë ata?

Fjalimi i Mynihut i zëvendëspresidentit të SHBA, J.D. Vance, negociatat e Ukrainës pa BE, Zelenskit i thuhet se është "diktator": Donald Trump e ka...

Veliaj publikon bisedat e gjyqit: Një nga dialogjet në thertoren e Erion Kasapit

Postimi i Veliajt: Ky është një nga dialogjet në thertoren e Erion Kasapit! Lexojeni se me çfarë gjuhe flet prokurori i SPAK-ut, aq të ulët...

Lajme të tjera

Web TV