E reja u vetëvra bashkë me foshnjën 1-vjeçare, Urdhri i Farmacistëve publikon foton e Pamela Mërtirit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ajo që shihni në foto është Pamela Mërtiri, 34-vjeçarja me profesion farmaciste e cila ditën e premte, u vetëhodh nga kati i pestë i një pallati në qytetin e Vlorës bashkë me foshnjën e saj 1-vjeçare.

Ngjarja e rëndë që u regjistrua në lagjen “Pavarësia”, ku shtetasja Pamela Mërtiri është hedhur së bashku me djalin e saj 1-vjeçar nga katet e larta, duke përfunduar në sheshpushimin e pallatit. Burimet bënë me dije se gruaja ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa foshnja ka ndërruar jetë pak momente më vonë pasi u transportua për në spital nga banorët e lagjes.

Disa orë pas ngjarjes së rëndë, në faqen në Facebook të Urdhrit të Farmacistëve Të Shqipërisë, është publikuar fotografia e të resë që i dha fund jetës tragjikisht.

Kolegët e Urdhrit të Farmacistëve kanë shprehur dhimbjen për ngjarjen e rëndë, duke shkruar “një humbje e madhe jo vetëm për familjarët por dhe për të gjithë miqtë, kolegët dhe ata që e njohën dhe patën fatin të punonin me të”.

Pamela Mërtiri, kishte në pronësi një farmaci në Tiranë. Sipas të dhënave në Qendrën Kombëtare të Biznesit, Mërtiri e kishte hapur farmacinë në rrugën “Vasil Shanto” në Njësinë Bashkiake numër 5 në Tiranë. Farmacia rezulton me status aktiv në QKB, ndërsa ajo ka funksionuar prej më shumë se gjashtë vitesh në kryeqytet.

Të fundit

Djegia e flamurit shqiptar, Spahiu: U përdhos atje ku ka urrejtje për ne

Një video që tregon disa të rinj teksa shkelin dhe kalojnë me makinë mbi flamurin shqiptar të hedhur në...

“Zjarrfikësja nuk kishte ujë”, flasin banorët e Delvinës

Banorë të fshatrave Senicë, Vergo dhe Palavli kanë folur mbi situatën e zjarrit në Delvinë, pasojat që ka lënë pas dhe ndërhyrjen nga autoritetet. “Unë...

Flet pronarja e shtëpisë së djegur: Do flemë në qiell të hapur, kush do mendojë për ne?

Ana Duka është një banore e fshatit Kopaçëz të Delvinës, që është prekur nga zjarret shkatërrimtare. Disa orë pasi u detyruan të evakuoheshin nga shtëpia...

Zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me forcë të pushtetit. Prokuroria e...

Akt heroik i policëve në Delvinë, shpëtojnë fëmijën 10 vjeç

Një akt heroik është shënuar në fshatin Kopaçëz të Delvinës, ku dy efektivë policie kanë rrezikuar jetën për të shpëtuar një fëmijë 10-vjeçar dhe...

Lajme të tjera

Web TV