RRJEDHIZMI/ Qëndra e botës e fundi i shpirtit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Zhuljeta Grabocka

Poetika nuk është një shkencë ekzakte, por si rrallë kush ajo ka e konkretizuar shpirtin, midis dy botëve, të përjetshmes e të përkohshmes, aty ku njeriu ngre gotën e kotësisë së kotësive.

Fatalisht pa qënë “shkaktar” i lindjes e vdekjes së tij, përsërit refrenin latin të Çezarit të tre “V”; erdha, pashë, fitova…Veni, Vidi, Vici.

Befasuese me një grindë poetike të veçantë Sara Merdanaj në vëllimin e saj të parë “Rrjedhizmi” shtërngon morsën e vargjeve me gurët sizifian, që njeriut i hidhen në absurdin e ditës.

Historia e shkollave e grupimeve letrare prezantohet nëpërmjet platformave të ndryshme estetike, që i kundërvihen njëra tjetrës.

Dhe titulli i këtij vëllimi duket se u kundërvihet termave përfaqësuese, të iluminizmit, romantizmit e realizmit. Por në “rrjedhizmin” e saj, Sara ndihet komod, si në poetikën e Aritotelit, kur vazhdon të zhbirojë,

/në shpirtin e shpirtit, … aty ku,

/…zhgjëndra mbolli një boshnajë

/dhe një grimë më andej,/

veç një grimë,

/pasvdekja e shtrirë, rrotullonte bishtin.

Ndërtimi i vëllimit është konceptuar në tre cikle, që të kujton origjinën dionisiane të poezisë, një gotë për ju, një gotë për vete, një gotë për ne. Vargu i saj është një varg aforizmatik e mbresëlënës plot mendim filozofik. Forca e fjalës në universin e krijimit, krijon kontekst origjinal, hera herës surealist. Imazhi është ulëritës, përftuar me një gjuhë të ftohtë, të zhveshur nga figuracioni i tepërt.

Rrjedhizmi i Sara Merdanajt është mënyra e përjetimit ekzistencial të vetvetes, sprova e guximit që të lë pafjalë.

Atë – natë ;

/ at e natë e qyqe bashkë më shikonin ndryshe

/ Në një dhimbje të panjohur

/një n’përgjim t’babëzitur

/ një n’uri barbare.

Ajo i trembet drithërimit rrënqethës kur e di se duhet të sakrifikohet, /Kam frikë!/ Kam frikë prej dheut të vrazhdë që lakmon trupin tim,

Pavarësisht trishtimit e ngjyrave të errta të tij, dhe frikës së vetëshpallur, poetja e sheh të kuqen e zjarrit, në honin e thellë të tokës aty ku Dantja kishte dënuar mëkatarët e veset botës.

/Njeriu,

/ ish formë,

/formë djalli

/që zbavitej dhe ngërdheshej në të kuqtë e nëntokës.

Lexo edhe :  Vit pas viti

Poetja ushtron presion në purgaturin e unit të saj dhe të ndjesive tona, / siç gozhda i ngulet mbi kokë një gozhde/,

apo ashtu si, /Horizont i fundëm kalbte këmbët …

/ egoja e ngrinte për tek gjunjtë,

/ e gjunjtë shkelmonin për në shpirt

Sara, me fenerin e saj, kërkon qartësi e thellësi drite froureshente në këtë botë,/ që prodhon kopila,/ e mua më thërret,/ më nxjerr nga barku për të dytën herë.

Platforma e vëllimit ngrihet mbi një apelim të drejtpërdrejtë për t’i dhënë fund shpërdorimit të ndyrë të vetes, e magnitutës që u dha formë rrënojave të këtij “realiteti vulgar” për të mos lejuar /një buall i rëndë/ kërkon të shtypë, bulevardin e Artit.

Në mesin e dimrit shprehet poetja

/qëndroj mbështjellë me lëvore gështenje

/ si i vetmi burim poleni, si i vetmi, zgalem fati.

Tonaliteti epik i poezive ka diçka ndryshe nga deklamacioni i drejtpërdrejtë. Ai definitohet si ëndërr e çdo gjenerate të re, si mundësi i një fillim shekulli të ri historik.

/Diçka dua dhe diçka dot s’ndryshoj,

/ rini që të çan shpatullat prej pamundësie.

/Këtij pushteti, të pakushtëzuar… hidhini pak rum,

/ t’ju diktoj vullnetin e mendimit. /rrjedhur qofsha, prej “Rrjedhizmit”.

Në këtë kuptim “Rrjedhizmi” është statikuoja e pamundësisë së ndryshimit konjuktural e mbylljes në vetvete, ndaj iluminimit e ëndrrës, ndaj përdorimit të forcës e racionalitetit të veprimit. /paskam shkuar në fund të mendjes sime /si e çmendur, /grykëderdhur, /nuk dija më, as të shtiresha.

Tek poezia e Sarës, vetmia romantike përthyhet në kontrase bardhë e zi, të një grije pa tonalitete melankolie e tjetërsimi.

/ Mëso e thuaj jo,

/se dhe një dritë-hënë përmban një diell të tërë

/e një pikë lot mund t’qeshë një jetë e plotë.

E bindur se universialitet poetik që në gjenezë është një thirrje në vetën të dytë, aty ku ekulibrohen ndjesitë me të brishta, të thelbit të tij human është qendra e botës e fundi i shpirtit.

Eja,/ rrimë dhe pak përballë, /të të shoh pjerrinën e dashur t’ballit t’gjerë.

Të fundit

Çfarë është Hawala? Si funksionon sistemi informal i transferimit të parave

Hawala është një metodë informale e transferimit të parave. Ky sistem konsiderohet si një “transferim parash pa lëvizje parash”...

Connie Francis ishte një yll pionier i pop-it, e ndjekur nga tragjedi

Connie Francis, ylli i pastër i pop-it të viteve 1950 dhe 1960, i njohur për këngët Pretty Little Baby dhe Who’s Sorry Now? –...

Mbi 17 mijë vizita në qendrat shëndetësore verore, 27% e pacientëve kanë qenë të huaj

Që nga data 1 qershor  36 qendrat shëndetësore verore në të gjithë vendin që operojnë 24 orë në 7 ditët e javës kanë  trajtuar...

Emigracioni dhe rënia e lindshmërisë, faktorët kryesorë/ Si po plaket forca e punës

Emigracioni dhe rënia e lindshmërisë ndër vite janë faktorë kyç që po ndikojnë te mplakja e fuqisë punëtore në vend dhe thellimi i hendekut...

Verë e paprecedentë në Itali/ Në Siçili priten temperatura deri në 49°C,

Tashmë është zyrtare, java e ardhshme do të ndajë Italinë në dy realitete të kundërta klimatike. Ndërsa veriu i vendit do të përballet me...

Lajme të tjera

Web TV