Zjarri te Covid 3, reagon Manastirliu: Pacientët janë shëndoshë e mirë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu nga ambientet e jashtme të COVID 3 ka reaguar në lidhje me incidentin që u regjistrua në këtë godinë, ku në një prej dhomave ra zjarr.

Manastirliu tha për mediat se zjarri ka rënë në një prej zyrave të administratës, që nuk ka lidhje me 3 pavionet e COVID-it. Sipas saj, asnjë pacient, staf mjekësor, apo staf administrate nuk ka pësuar lëndime, duke nënvizuar faktin se situata është nën kontroll dhe se nuk do të bëhet transferimi i pacientëve.

“Këtu janë tre pavione që ofrohet shërbim ndaj pacientëve me COVID. Dua të siguroj që janë të gjithë shendoshë e mirë. Incidenti ndodhi jo në zonat e pavionëve. Është një incident që ka ndodhur në zonën e gjelbër, ku janë shërbimet mbështetëse. Nuk është e lidhur me 3 pavionet. Ky incident menjëherë sapo është evidentuar nga strukturat mbështesë, është reaguar përmes bombolave fikse. Janë lajmëruar strukturat përgjegjëse të cilat po hetojnë për shkakun e incidentit. Ajo çka është me rëndësi është se pacientët, stafi mjekësor janë shumë mirë. S’ka asgjë për t’u shqetësuar”, tha ministrja.

Të fundit

Vuçiq përsërit thirrjen ndaj protestuesve për dialog

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq e ka përsëritur të hënën thirrjen e tij për dialog me protestuesit, pas nëntë...

Aksident me vdekje në Vorë, detajet e fundit

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar mbrëmjen e së hënës në zonën e Vorës. Sipas të dhënave paraprake, automjeti me drejtues...

Këshilli i Ambasadorëve shpreh shqetësim për lajmin se Izraeli ka nisur operacionin

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë shpreh shqetësim për lajmin se Qeveria e Izraelit ka nisur operacionin për pushtimin ushtarak të qytetit të Gazës, një veprim...

500 mln euro për vilën e Berluskonit, zbulohet personi që do e blejë

Villa Certosa, rezidenca e ish-Kryeministrit Italian Silvio Berlusconit në Porto Rotondo, Sardini, është gati për t’u shitur. Kjo pasuri, pjesë e trashëgimisë së Berlusconit që...

Lajmi i fundit: Rodrygo do largohet nga Real Madrid, kush do paguajë 110 mln euro?

Edhe pse e nisi si titullar ndeshjen e mbrëmshme ku Real Madrid fitoi 0-3 ndaj Real Oviedo dhe luajti për 63 minuta, Rodrygo duket...

Lajme të tjera

Web TV