Deputetja dhe aktorja e njohur nga Kosova, Adriana Matoshi ka ndarë me të gjithë ndjekësit e saj lajmin e trishtë që asaj iu është rikthyer sërish tumori në tru pas 9 viteve. Ajo ka bërë të ditur se nga stresi, lodhja, angazhimet e shumta ka lënë veten pas dore, duke i kaluar limitet e saj. Ditën e mërkurë, aktorja do të përballet me një operacion, që sipas saj është luftë mes jetës ose vdekjes.
POSTIMI:
Tash 9 vite ma vone, tu mos pushu kurre sa duhet, m’kapi lodhje prej angazhimeve te mija te shumta, stresi i akumulum mrena, mbingarkesat, krejt kto m’bonen me menu qe e kom tepru. Ja kom thy limitet vetes.Po aty e kuptova qe tumori ne tru ish rikthy prap.Me misionin e njejt prap po m’doket, me m’tregu qe koha osht teper e vlefshme edhe duhna me kalu ma shume kohe me prind e mi, fmite e mi, te dashurin tem, me krejt shoqnine, koleget e njerzt qe duhemi pa kushte. Gjithçka po du ma shume.
Te merkuren duhna prap me u perballe mes jetes edhe vdekjes, ama e di qe rrugetimi jem ka me vazhdu se osht shume i gjate. Kom shume qytete t’botes pa i pa, shume skena te filmit pa shkele, shume role pa lujt, i kom fmite qe duhna me i bo t’zot e vetes…I falenderoj nga zemra krejt doktoret profesionist me te cilet bashke kemi me luftu edhe ksaj here.E falenderoj Zotin qe n’krejt kto sfida po m’jep force e vullnet. Une e kom besimin e plot te fuqia e tij edhe lutjet tuaja.Besoj qe ne fund t’javes kom me u çu me sukses edhe kom me ju kthy komente pozitive krejt lutjeve t’juja edhe komenteve plot dashni.JU DUA FORT” – është shprehur ajo mes tjerash.
Matoshi mundi të fitojë betejën me tumorin në tru, kur ishte shtatzënë me vajzën e vogël.