Papunësia shumë e lartë, 28% e të rinjve nuk gjejnë dot një vend pune në Greqi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas një krize të gjatë 10 vjeçare të gjesh një punë në Greqi është ende e vështirë.

Shifrat e papunësisë qëndrojnë në nivelin 13%, ndërsa papunësia për të rinjtë është edhe më e lartë në nivelin 28%.
Kjo e bën edhe më sfiduese për refugjatët që vijnë në vend, por një organizatë joqeveritare në vendin helen duket se ka gjetur një zgjidhje.

E ngritur pranë qytetit industrial të Rentis, OJF-ja e quajtur Odiseja, ka asistuar mbi 2500 refugjatë të trajnohen dhe të gjejnë punë në Greqi. OJF u krijua menjëherë pas krizës ku 1 milion refugjatë u arratisën drejt Europës.

Jay Mexis themeluesi i qendrës është shprehur se janë katër kategori trajnimesh, në teknologji, në ndërtim, në hoteleri dhe në administrim biznesi.

Sipas statistikave ai shprehet se 40% e të trajnuarve pas mbarimit të programit arritën të gjejnë një punë brenda tre muajve, pavarësisht pandemisë së COVID-19. /Top Channel

 

Të fundit

Raporti, Evropa Perëndimore përjetoi qershorin më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë

Evropa Perëndimore pa qershorin e saj më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë, ndërsa dy valë masive të nxehtësisë përfshinë...

“Rri pranë meje, mos u ndaj as një sekondë”/ Gjenocidi në Srebrenicë në sytë e një fëmije

Në korrik të vitit 1995, Ademi ishte vetëm tetë vjeç. Sot, kujton kohën kur, bashkë me nënën dhe motrën më të vogël, u detyruan...

Digjet prej 6 ditësh mali i Dukatit në Vlorë, zjarri drejt Llogarasë

Prej gjashtë ditësh zjarri në Dukat të Vlorës vijon të jetë ende aktiv. Gjatë orëve të natës zjarri në zonën midis fshati Dukat dhe Parkut...

U shpëtoi jetën turistëve/ Gjendet trupi i pajetë i kapitenit Arben Anamali

Mëngjesin e sotëm është gjetur trupi i pajetë i kapitenit A.Anamali i cili u mbyr në liqenin e Shkodrës duke shpëtuar turistët që po...

Trump njofton një tarifë shtesë prej 50% për bakrin e importuar në SHBA

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi mbrëmjen e së mërkurës synimin për të vendosur një tarifë shtesë prej 50% mbi importet e bakrit, duke filluar...

Lajme të tjera

Web TV