Më i madhi i të gjitha kohërave/ Për të shtatën herë, Leo Messi rrëmben “Topin e Artë” (Video)

Leo Messi ka fituar Topin e Artë për të shtatën herë dhe thellon kështu rekordin, pasi Cristiano Ronaldo e ka fituar pesë herë.

Argjentinasi me këtë trofe të fituar me shumë mundësi do të duhet shumë vite që dikush ta barazojë.

Leo Messi, sezonin e shkuar, fitoi Copa del Rey me Barcelonën dhe Copa America me Argjentinën, ku u shpall gjithashtu edhe golashënuesi më i mirë i turneut, njeriu i finales. Gjithashtu, edhe golashënuesi më i mirë i La Liga.

Ai ka marrë çmimin teksa familja e duartrokitën nga salla.