Qëlloi me armë te “Fusha e Aviacionit” në Tiranë, procedohet penalisht një 15-vjeçar

Një 15-vjeçar është proceduar penalisht për të shtënat me armë që u shënuan dy ditë më parë në “Fushën e Aviacionit” në Tiranë.

Bëhet me dije se është proceduar penalisht shtetasi i mitur iniciale C. K., 15 vjeç, pasi me datë 27.11.2021, në vendin e quajtur “Fusha e Aviacionit”, ky shtetas ka qëlluar nga një mjet të cilin e drejtonte pa lejen përkatëse, me një armë zhurmuese (sportive).

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 proceduan penalisht shtetasin e mitur me iniciale C. K., 15 vjeç, pasi me datë 27.11.2021, në vendin e quajtur “Fusha e Aviacionit”, ky shtetas ka qëlluar nga një mjet të cilin e drejtonte pa lejen përkatëse, me një armë zhurmuese (sportive)” njofton policia.