1 Dhjetori, Dita Ndërkombëtare kundër AIDS

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dita botërore kundër AIDS është një ditë që kujtohet çdo 1 dhjetor që prej vitit 1988, që ditën kur ministrat e shëndetësisë nga e gjithë bota u mblodhën për të diskutuar mbi AIDS-n, kur u fol shumë lidhur me tolerancën, shkëmbimin e hapur të informacionit dhe përvojën në luftën kundër tij.

Në vitin 1988, Organizata e Kombeve të Bashkuara shpall 1 Dhjetorin si Ditën Ndërkombëtare kundër AIDS-it e njohur ndryshe edhe si Sëmundja e Shekullit.

HIV-AIDS, përgjatë gjysëm shekulli ka vrarë rreth 30-40 milionë njerëz në mbarë botën, ndërsa po aq të tillë aktualisht e mbartin atë si sëmundje. Zyrtarë qeveritarë dhe shëndetësorë, organizata joqeveritare dhe individë në mbarë botën e përkujtojnë këtë ditë, shpesh me këshilla edukuese për parandalimin dhe kontrollin e SIDA-s.

Një raport i ri i OKB-së vë në dukje se numri i atyre që jetojnë me virusin HIV në botë vazhdon të shtohet. Afrika nënsahariane mbetet rajoni më i prekur nga sëmundja e Sidës. Më tepër se 25 milion njerëz atje jetojnë me virusin HIV.

Infeksioni HIV shpesh diagnostikohet nëpërmjet testeve të shpejta diagnostike, që zbulojnë praninë ose mungesën e antitrupave HIV. Shumica e këtyre testeve japin rezultate brenda ditës, gjë që është thelbësore për vendosjen e diagnozës në të njëjtën ditë, si dhe për trajtimin dhe kujdesin e hershëm.

Grupet që janë në rrezik të lartë për t’u infektuar me HIV (popullata kyçe) përfshijnë: burrat që kanë marrëdhënie homoseksuale, ata që injektojnë droga, të burgosurit dhe personat që jetojnë në mjedise të tjera të mbyllura, punonjësit e seksit dhe klientët e tyre dhe transgjinorët. Popullatat kyçe shpesh kanë sjellje që rrisin vulnerabilitetin ndaj HIV dhe zvogëlojnë aksesin në programet e testimit dhe trajtimit.

Lexo edhe :  Horoskopi ditor, 9 Qershor 2025

 

Të fundit

“Temperatura përvëluese”/ Ja sa pritet të shënojë termometri pasditen e sotme

Vendi ynë do të përfshihet sot nga një valë të nxehti, me temperatura përvëluese që pritet të arrijnë deri...

“Këtu mbush bidonat për t’u larë”, Meta zbulon personazhin që kontakton vazhdimisht

Ilir Meta, President i PL-së, ka dhënë një tjetër intervistë, pas dënimit me 10 ditë të dhënë nga administrata e burgjeve, duke mos e...

Gjyqtarët kërkuan rritje page me 700 €, juristi: Kanë rrogat më të larta

Gjyqtarët kanë kërkuar rritje rroge me 700 euro. Lidhur me këtë avokati Jordan Daci, në emisionin ‘Repolitix’ tha se gjyqtarët nuk mund të kërkojnë...

Kombëtarja humbet dy pozicione në FIFA, Sylvinho ‘kopjon’ Edy Rejan

Barazimet kundër Serbisë dhe Letonisë në Grupin K kualifikues të Kupës së Botës kanë bërë që Kombëtarja e futbollit të humbasë dy pozicione në renditjen e FIFA-s, me...

Protesta është e drejtë, por djegia e simboleve është krim ndaj shtetit

Nga Fejzo Subashi Në çdo shoqëri që e quan veten demokratike, protesta është një nga mjetet më të fuqishme që qytetari ka në duart e...

Lajme të tjera

Web TV