Të shtëna me armë zjarri në një fshat të Prishtinës, dyshohet për të plagosur

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar para pak minutash në Prishtinë. Ngjarja është regjistruar në fshatin Bardhosh.

Sipas informacioneve që shpërndajnë mediat kosovare, dyshohet se ka persona të plagosur.

Aktualisht policia ndodhet në vendin e ngjarjes.