Trekëndëshi Donald-Bora-Beatrix, krah të dashurës Vin Veli thumbon ish-partneren (Foto)

Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj janë në qendër të vëmendjes këto ditë, për shkak të historisë së tyre të re të dashurisë që po lind në shtëpinë e Big Brother. Kjo histori tërhoqi vëmendjen pasi është e përfshirë edhe moderatorja Bora Zemani për shkak të lidhjes që ka pasur më parë me Donaldin.

Por duket se Donaldi ka krijuar ndjenja të reja brenda shtëpisë, duke harruar edhe puthjen e famshme me Borën në sytë e mijëra teleshikuesve.

Kjo situatë sigurisht që nuk mundi të kalonte pa komentuar edhe nga ish-partneri i Borës dhe babai i djalit të saj, Vin Veli.

Ai postoi ditën e djeshme gjatë spektaklit një foto pranë partneres së tij aktuale.

“Na ndihmoni me ca kokoshka”, shkroi Vin Veli.