Vrau kolegen në sheshxhirim, Alec Baldwin me lot në sy: Nuk e tërhoqa unë këmbëzën (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vrasja në sheshxhirim e kineastes Halyna Hutchins nga aktori Alec Baldwin ishte një ngjarje që tronditi jo vetëm Hollywood-in, po edhe vetë aktorin. Në një intervistë me lot në sy Baldwin mohoi të ketë qëlluar duke thënë që arma u shkrep në mënyrë të pashpjegueshme në momentin që e mori në dorë.

Intervista e plotë pritet të transmetohet të enjten, ndërsa në klipin e shkurtër të publikuar , aktori Alec Baldwin shfaqet i përlotur duke folur me detaje për të gjithë ngjarjen e ndodhur gjatë xhirimit të filmit Rust.

“Këmbëza nuk u shtyp, nuk e kam shtypur. Nuk do ia drejtoja kurrë armën një njeriu, e jo më ta shkrepja, kurrë. Dikush vendosi një fishek real në armë”, tha Baldwin.

Gjatë intervistës aktori hollivudian u shpreh se Hutchins ishte një njeri që e donin të gjithë, që e admironin të gjithë.

Hetimet për ngjarjen e rëndë vijojnë , ndërsa pak javë më parë aktori Alec Baldwin u akuzua zyrtarisht për ngjarjen e rëndë për vrasje. Në akuzë thuhet se Alec Baldwin në skenarin e filmit nuk ka pasur kërkesë për të shtëna me armë zjarri.

 

Të fundit

Letra e rrallë që vëllai i Faik Konicës ia dërgoi kryeministrit të vendit më 1922

Ai lindi në Konicë në vitin 1881, në familjen e Shahin bej Konicës dhe ishte i vëllai i madh...

Vetëdeklarimi i banimit, detyrim që duhet të kryhet në e-Albania nga kryefamiljari

Çdo qytetar me vendbanim apo vendqëndrim në Shqipëri ka detyrimin të bëjë vetëdeklarimin e adresës së banimit nëpërmjet e-Albania. Por me qëllim vërtetimin e adresës...

Pas “Sunny Hill”, Dua Lipa nis pushimet në Ksamil: Arrita në kohë

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa, nuk i ndahet Shqipërisë. Pas mbylljes së edicionit të radhës të Festivalit Sunny Hill, artistja ka udhëtuar drejt...

Kokalari: PD-në e dua që ta riformoj me mentalitetin Republikan në SHBA!

Aktivistja dhe politikania shqiptaro-amerikane Evi Kokalari, ka reaguar përsëri për gjendjen e Partisë Demokratike, duke sqaruar edhe ata që e kanë komentuar me sulme,...

Venediku tradhëton Skënderbeun, por osmanët munden në betejën e Dibrës

Ngjarja e vitit 1448 është një episod i rëndësishëm në mozaikun diplomatik dhe ushtarak të kohës së Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, që dëshmon për...

Lajme të tjera

Web TV