Christian Eriksen rikthehet në stërvitje, plot 173 ditë pas arrestit kardiak në “Euro 2020”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gati gjashtë muaj, saktësisht 173 ditë, pas asaj ngjarjeje në ndeshjen Danimarkë-Belgjikë që trembi gjithë botën, Christian Eriksen është rikthyer në fushë.

Mesfushori i Interit iu nënshtrua stërvitjes kardio-vaskulare, të përfunduar me një ushtrim gjuajtjesh drejt portës: është hera e parë që nga sëmundja në “Euro 2020” dhe implantimi i pajisjes së defibrilimit. Eriksen u stërvit në Ådalen, ku qëndron me familjen që nga vera e kaluar, në qendrën sportive të OB.

“Ne jemi vërtet të lumtur, që Christian po mban formë në fushat tona. Ne kemi qenë përherë në kontakt me të, ai është rritur këtu dhe kështu jemi të lumtur që ai na pyeti, nëse mund të stërvitej për t’u rikthyer në formë,”- u shpreh Michael Hemmingsen, drejtori sportiv i OB, në BT.dk.

Pasi fitoi betejën me jetën, 29-vjeçari tashmë konfirmon dëshirën e tij për t’u rikthyer, në kohën e duhur dhe i shëruar nga mjekët, në futboll. Nëse te Inter (por me një sistem defibrilimi nuk do të kishte dritë jeshile nga FIGC) ose diku tjetër, në këtë moment ka më pak rëndësi.

Të fundit

Rrëzohet avioni në Arizona, nuk ka të mbijetuar

Një avion i vogël transporti mjekësor u rrëzua në rezervatin Navajo në veri të Arizonës, duke shkaktuar vdekjen e...

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 7 gusht 2025, dollari amerikan blihet me 82.6 lekë dhe shitet me 84 lekë. Euro blihet me 96.5 lekë dhe shitet 97.6 lekë. Franga...

Aventura mes autostradës/ Shoferi kapet me 320 km/h, trefishi i shpejtësisë së lejuar

Ngjarja ka bërë bujë në mediat gjermane, edhe pse vendi njihet për dashurinë ndaj makinave të shpejta dhe mungesën e kufijve të përgjithshëm të...

Serbi, regjimi po bie, por nuk dihet kur

Nëntë muaj pas tragjedisë në stacionin hekurudhor në Novi Sad, ku humbën jetën 16 vetë, kriza politike në Serbi është larg fundit. Protestat janë ende duke...

Banka e Shqipërisë mban 6.7 miliardë euro rezerva valutore

Rezerva valutore ka vijuar rritjen në gjysmën e parë të këtij viti. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në fund të qershorit, vlera...

Lajme të tjera

Web TV