“Halandovski”, si do të ishte sulmuesi perfekt

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Robert Levandovski i Bajernit dhe Erling Haland i Dortmundit janë duke bërë histori në Bundesligën gjermane. Polaku ka shënuar 14 gola, ndërsa norvegjezi 10 në vetëm 13 javë të luajtura. Por, duke llogaritur dhe gjashtë javët që Haland ishte i vrarë, mund të kishim një renditje tjetër. Haland dhe Leva, një përzierje e tyre do të krijonte padyshim sulmuesin perfekt, robotin e golave. Polaku ka shënuar 198 gola për Bajernin nga 291 në total, numri 9 i Borusias ka shënuar 40 nga 50 golat e tij në Bundesligë me të majtën. Në lojën në ajër, Leva ka shënuar 15% të golave me kokë, këtu Haland qëndron pak më poshtë me 8%. Por bomberi verdhezi është më i mirë në kundërsulmet e shpejta, teksa ka shënuar 16% të golave në këtë mënyrë, Leva është me vetëm 10%. Edhe individualisht, Leva dhe Haland bëjnë pjesë te sulmuesit më të mirë në botë. Kapiteni i kombëtares polake shënon në kampionat mesatarisht 1 gol në 100 minuta, nordiku shënon 1 gol në 81 minuta. Pas tyre vjen vetëm ish-legjenda gjermane, Gerd Myler, që shënonte 1 gol në 105 minuta. Robert është lojtari që ka goditur më shumë në portën kundërshtare, plot 54 herë në sezonin e ri, edhe pse ishte Erling ai që kryesonte këtë renditje para se të dëmtohej dhe të qëndronte gati 2 muaj jashtë fushave të blerta.

LEPURI I RI, KUNDËR TË VJETRIT

Në sezonin e kaluar Leva tregoi se di të thyejë rekordet e më të mëdhenjve duke shënuar 41 gola në sezon dhe parakaluar kështu Gerd Mylerin, i cili shënonte në 1971-shin, 40 gola në kampionat. Nëse Haland do të arrinte me 21, vinte mbi supe diçka të tillë? Kjo mbetet për t’u parë, edhe pse norvegjezi është në kuotën e 50 golave në 50 ndeshje të kampionatit me Borusian, një shifër rekord kjo për një lojtar që sapo ka bërë 21 vjeç. Leva kishte shënuar vetëm 20 gola në 50 ndeshjet e para në Bundesligë. Me kalimin në Mynih, fati i polakut ndryshoi përgjithmonë duke u shndërruar në një makineri golash. Plot gjashtë herë ka arritur Robert të fitojë “Këpucën e Artë” në Bundesligë, shto këtu dhe shumë çmime të tjera personale nga FIFA dhe UEFA.

Lexo edhe :  E bujshme! Galliani kthehet te Milani?

KUSH DO TË BËHET MË I MIRI?

Leva dhe Haland nuk duan të pushojnë së shënuari. Gara se kush do të shënojë më shumë në fund të kampionatit do të jetë më e fortë se ajo për titull mes dy skuadrave të cilat të shtunën do të zbresin në fushë për të luajtur kundër njëra-tjetrës. “Klasikja” do të jetë skena perfekte për botën e futbollit për të parë pak nga magjitë e të dyve

 

 

Të fundit

Rusia nis eksportin e avionëve luftarakë Su-34M

Një avion Su-34M i konfiguruar për eksport, i lyer me një ngjyrë kamuflazhi të dallueshme, u vu re në...

Po gjuante për kafshë të egra, 53-vjeçari vret nga pakujdesia një shtetas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bogdan të Beratit. Një 53-vjeçar dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të vrarë...

Reagon Ter Stegen, jep sqarimin pas akuzave mediatike

Pas kaosit të krijuar, heqjes së shiritit tē kapitenit, moslargimit dhe operimit, reagon portieri i Barcelonës, Ter Stegen. Deklarata e Marc-André Ter Stegen: “Këto muajt e...

Zjarr masiv në Kaliforni, evakuuohen mijëra njerëz

Një zjarr i madh që po përhapet me shpejtësi në veriperëndim të Los Anxhelosit ka shkaktuar evakuime të detyrueshme për mijëra banorë, pasi nxehtësia...

INSTAT: Një në dy shqiptarë ka një makinë

Një në dy shqiptarë ka një automjet. Të dhënat e INSTAT tregojnë se aktualisht në rrugët e Shqipërisë qarkullojnë mbi 1 milion mjete. Ndër to,...

Lajme të tjera

Web TV