Me lot në sy dhe me këngët e saj të preferuara, Gjermania i jep lamtumirën Merkelit (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një kapitull i madh mbyllet. Periudha prej 16 vitesh gjatë së cilës Angela Merkel ishte kancelare e Gjermanisë ka marrë fund. Pati shumë ngjarje dhe sfida që shënuan mandatin e Merkelit: kriza fiskale, emigracioni dhe pandemia. Gjatë lamtumirës si kancelare, mbrëmjen e sotme, ajo dërgoi mesazhin e saj prekës, në një ceremoni të vogël pandemike, por plot simbolikë.

“ Faleminderit të gjithëve nga zemra ” janë frazat e para me të cilat Merkel filloi fjalimin e saj.
Në një fjalim të shkurtër të enjten mbrëma, Merkel u bëri thirrje gjermanëve që të shohin pozitivisht të ardhmen e vendit të tyre.
” Gjashtëmbëdhjetë vjet në kancelarinë gjermane, shumë ngjarje, sfida të natyrës politike dhe humanitare. Shumë kriza kanë treguar rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar ndërsa ne të gjithë përballemi me sfidat që planeti njeh. Unë do të doja t’ju inkurajoja që të shikoni të ardhmen e botës edhe nga këndvështrimi i njerëzve të tjerë, ” tha ajo.
Kancelarja në largim dëgjon duke luajtur bandën ushtarake, himnin e vendit të saj por edhe këngët e veçanta muzikore që ka zgjedhur.
Nënkoloneli Sven Homan dha shtysë për nisjen e demonstratës së madhe me ushtarë në formacione speciale dhe pishtarë të ndezur. Një ritual që e ka zanafillën në shekullin e 16-të.
Ngjarja e lamtumirës për nder të saj nuk po mbahet siç pritej, pasi është përshtatur me epokën e koronavirusit. Pesëdhjetë të ftuar morën pjesë në natën e madhe dhe të gjithë ishin plotësisht të vaksinuar kundër Covid.

Kënga e parë është himni i kishës korale “E lartësoni Zotin, ne ju lavdërojmë ” nga Jochen Rieger. Më tej është balada e Hildegard Kneff nga Berlini, me titull: ” Për mua dua të bjerë shi trëndafila të kuq “. Por surpriza më e madhe vjen nga përzgjedhja e këngës së tretë: “Ti harrove filmin me ngjyra “, (Du hast den Farbfilm vergessen) nga kumbara e muzikës punk, Nina Hagen.

Lexo edhe :  Macron kundër planit të NATO: Jo armëve amerikane për Ukrainën

Kënga pati një sukses të madh në Gjermaninë Lindore dhe më gjerë. Është interpretuar nga Nina Hagen në vitin 1974 me grupin “Automobil”.

Me këtë zgjedhje Merkel dëshiron të kujtojë kohën e rinisë së saj.

Të fundit

Kina po shpenzon miliarda për t’u bërë superfuqi e inteligjencës artificiale

Nga Meaghan Tobin, The New York Times Kur OpenAI ndaloi aksesin e sistemeve të saj të avancuara të AI-t për...

Rrëzimi i avionit në Indi/ Kapiteni përgjegjës për tragjedinë, fiku motorët pas ngritjes

Tre sekonda pas ngritjes së fluturimit Air India 171, kapiteni Sumeet Sabharwal ngriti dorën e djathtë, e afroi drejt dy levave në konsolën qendrore...

Tërmeti i fuqishëm godet vendin, lëshohet paralajmërim për cunami

Një tërmet i fortë me magnitudë 7.3 Rihter ka goditur Alaskën mëngjesin e sotëm. Tërmeti kishte një thellësi prej 19 miljesh (30.5 km). Pas...

Shehaj: Rama ka gjithmonë një plan! Ja pse e nisi aksionin nga Vlora dhe jo në Theth!

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka deklaruar në emisionin "Log" se debati politik në vend është i orkestruar nga Edi Rama. Sipas Shehajt,...

Vrasja e Renis Dobrës/ Zbardhet dëshmia e Petrit Çakrit: Isha aty në makinë, por…

Petrit Çakri, është njëri nga personat e arrestuar për vrasjen dhe mbytjen e Renis Dobrës pak ditë më parë në Liqenin e Shkopetit. Çakri u...

Lajme të tjera

Web TV