Varianti i ri dhe vaksinimi, Rakacolli: Ja si do kontrollohen punonjësit në shtet dhe privat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komiteti i Ekspertëve vendosi sot me detyrim vaksinimin e disa kategorive, mes tyre dhe punonjësit e administratës shtetërore. Më datë 4 janar do të kërkohet karta e vaksinimit ose prova e testit PCR negative çdo 5 ditë. Kryeministri paralajmëroi se nëse punonjësit e administratës nuk marrin dozat, do të humbasin vendin e punës. Edhe bizneset rrezikojnë të mbyllen, nëse punonjësit nuk vaksinohen.

Zv/ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli në një intervistë për ABC news është shprehur se rreziku nga varianti i ri, por edhe shtimi i infeksioneve respiratore në këtë stinë shtyn komitetin që të merrte këto masa.

“Situata e infeksionit prej një muaji mbetet njëlloj pak a shumë me ulje të vogla, por nuk mund të presim pa analizuar. Përkeqësim nuk kemi. Por jemi në dimër, ku infeksionet respiratorë shtohen, jemi përpara një alerti të ngritur të qarkullimit të një virusi, që ka rreth 50 mutacione dhe që nuk dihet mirë akoma se cili është efekti i tyre, por që ka hipoteza që mund të jetë më i infektueshëm, mund të japë edhe sëmundje me gravitet më të madh, por edhe efikasitetin e vaksinimit.

Detyra e komitetit është që t’i paraprijë ruajtjes së situatës, por edhe zbutjes së saj. Është parë shumë mirë sa i efektshëm është vaksinimi. Nuk e dimë si do të sillet ky virus, 2-3 javët e ardhshme janë vendimtare. Në dorë kemi vaksinimin dhe të bëjmë çfarë është më e mira në përputhje me ligjin e sëmundje infektive” tha ajo.

Ata që nuk pranojnë që të vaksinohen duhet të paraqesin testin “PCR”, i cili ndryshe nga vaksina nuk do të jepet falas, por qytetarët që nuk pranojnë të marrin dozat duhet të shpenzojnë për të bërë tamponët.

Lexo edhe :  Nis zyrtarisht stërvitja shumëkombëshe “Defender Europe ‘25”

“Jo (testi nuk do të jepet falas). Sepse qytetari ka vaksinën falas. Është mbrojtja e shëndetit publik dhe më pas opsioni i testit. Nuk do ta thosha detyrim për t’u vaksinuar, por detyrim për të krijuar një ambient të shëndetshëm. Kemi dhënë opsionet, vaksinimi ose duhet të kesh një garanci që po futesh i shëndetshëm në këtë ambient, testi PCR” tha ajo.
Por si do të funksionojë për bizneset detyrimi, kush do i kontrollojë PCR? “Ajo është organizim i brendshëm, sikur kontrollohet maska. Por një pjesë e mirë e personelit. Detyrimin për ta zbatuar e kanë vetë institucionet, që sigurojnë që të kryhet procesi, shteti dhe privati, pastaj për të kontrolluar dhe monitoruar është inspektorati dhe strukturat e tjera”.

Por a beson se do të zbatohen këto masa? “Në çdo vendim apo proces që përfshin njerëzit, ka sfidë, por ne besojmë që është më e mira që do të ndodhë. Sikur ndodhi me studentët që në fillim pati rezistencë. Nuk e di mirë, por ka ecur mirë vaksinimi i studentëve, fakulteti i mjekësisë ka ecur mjaft mirë. Po kështu edhe universitetet e tjera” deklaroi zv/ministrja.

Të fundit

Plas mes Putinit dhe Vuçiçit/ Rusia zbulon “tradhtinë”: Serbët po na qëllojnë pas shpine

Inteligjenca e Rusisë ka zbuluar atë që po konsiderohet nga spiunët e Putinit “një tradhti nga Serbia dhe përpjekje...

Futbollisti shqiptar jep urimin e zemrës: Do Zoti, mposhtim Serbinë

Një takim simbolik, por me mesazhe të forta, vetëm pak ditë para ndeshjes së shumëpritur Shqipëri – Serbi. Kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti, ishte...

Shqiptarët të fiksuar pas ChatGPT dhe Temu!/ Dy aplikacionet “pushtojnë” Shqipërinë

Përdoruesit shqiptarë të teknologjisë po përqafojnë gjithnjë e më shumë risitë digjitale. Sipas të dhënave të fundit nga Appfigures për muajin maj, ChatGPT dhe...

“Kosova është gati për NATO!”/ Presidentja Osmani krah ushtrive në “Defender Europe 25”

Presidentja Vjosa Osmani vizitoi ushtritë e angazhuara në stërvitjen e madhe “Defender Europe 25”, ku Kosova jo vetëm që merr pjesë, por është edhe...

“Një grua tjetër ka hyrë në mes”/ Barack Obama dhe Michelle hedhin poshtë zërat

Ish-Presidenti Barack Obama dhe bashkëshortja e tij Michelle Obama, prej kohësh thuhet se kanë një krizë serioze në martesën e tyre. Edhe pse më herët...

Lajme të tjera

Web TV