Kurti në telefon me Escobarin: Folëm për dialogun, stabilitetin e sigurinë në rajon

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar sërish bisedë telefonike me përfaqësuesin e Departamentit Amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar.

Kurti ka thënë se me Escobarin ka diskutuar për stabilitetin dhe sigurinë në rajon deri te dialogu me Serbinë.

“Gjatë një bisede telefonike me përfaqësuesin e DASH @StateEUR Gabriel Escobar, diskutuam rëndësinë e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon, si dhe përkushtimin tonë për dialogun parimor me Serbinë që çon në një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme”, ka shkruar ai në Twitter.

Kryeministri Kurti bisedoi me Escobarin edhe më 19 nëntor, ku tha se diskutuan për reformat demokratike, programin mbi punë dhe drejtësi, angazhimin për dialog dhe nevojën për të parë rezultate dhe progres në dialog që përqendrohet në njohje reciproke.

Të fundit

“Kemi fituar besimin e tyre”/ Rama: Brenda 2027 jemi pjesë e BE

Kryeministri Edi Rama i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN, deklaroi se Bashkimi Europian ka ndryshuar qasjen ndaj...

Vlera e vyer e votës së grave në atë maj, në Romën e 1946-s

Alba Malltezi Në Itali dhe jashtë saj, në vitin 2023, bëri bujë dhe pati shumë sukses filmi i Paola Cortellesi-t “C’e’ anche domani” (Ka kohë edhe...

Berisha: Do të ndalen paratë e drogës në ekonomi. Do mbështesim industrinë dhe eksportet

Kreydemokrati Sali Berisha, ka theksuar se paratë e drogës në ekonomi do të ndalen me dorë të hekurt. Berisha i ftuar në ‘Çim Peka...

U denoncua nga kryetari i PS në Lezhë/ Reagon Gjin Gjoni: Thjesht po mbrojmë votën!

Kandidati i listës së hapur të Partisë Demokratike në Qarkun e Lezhës, Gjin Gjoni, ka reaguar ndaj akuzave të bëra nga kryesocialisti dhe kandidati...

Pse qëndron ende në politikë?/ Rama flet për Berishën: Ka hall të madh

Kryeministri Edi Rama ka komentuar arsyen sipas tij, se pse kreu i Opozitës Sali Berisha qëndron ende në politikë. I ftuar në emisionin 'Të Paekspozuarit',...

Lajme të tjera

Web TV