Municione luftarake, lëndëve eksplozive dhe drogë në banesë, kapet 66-vjeçari në Lezhë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 66 vjeçar është vënë në prangat e policisë së Lezhës, pasi në banesën e tij janë sekuestruar lëndë narkotike e llojit kanabis, municione luftarake dhe lëndë eksplozive.

Në kuadër të operacionit të koduar “Baza”, është bërë i munduar arrestimi i shtetasit me iniciale SH.B. 66 vjeç.

Policia bën me dije se në banesat e këtij shtetasi është bërë i mundur sekuestrimi i 6 kilogramë e 300 gramë lëndë narkotike kanabis, 930 fishekë, 6 kallëpe lëndë eksplozive C-4, 7 granata difensive, 22 ndezës për granata, 99 kapsolla detonatore, pajisje metalkërkuese, kundërgaz ushtarak, 3 krehra dhe 3 aparate celulare.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia e Dibrës, në banesën tjetër të këtij shtetasi, në Lurë, është gjetur një armë zjarri pushkë gjysmëautomatike.

“Finalizohet një tjetër operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, mbajtjes pa leje të municioneve luftarake dhe lëndëve eksplozive.

Operacioni policor i koduar “Baza”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Lezhë, në bashkëpunim me strukturat hetimore dhe operacionale të DVP Lezhë.

Sekuestrohen 6 kilogramë e 300 gramë lëndë narkotike kanabis, 930 fishekë, 6 kallëpe lëndë eksplozive C-4, 7 granata difensive, 22 ndezës për granata, 99 kapsolla detonatore, pajisje metalkërkuese, kundërgaz ushtarak, 3 krehra dhe 3 aparate celulare, vihet në pranga poseduesi i tyre.

Në bashkëpunim me DVP Dibër, në banesën tjetër të këtij shtetasi, në Lurë, Policia ka gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pushkë gjysmëautomatike.

Shërbimet e Policisë Lezhë, në bashkëpunim me DVP Lezhë, në zbatim të planit të masave për mbajtjen nën kontroll të personave me tendenca kriminale, kapjen e personave në kërkim dhe atyre që posedojmë armë zjarri, lëndë narkotike apo sende të tjera të kundërligjshme, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Baza”.

Lexo edhe :  Zjarret në Gjirokastër, 11 persona procedim penal për zjarrvenie të qëllimshme

Në kuadër të operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi Sh. B., 66 vjeç, banues në lagjen “Nënë Tereza” Lezhë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 6 kilogramë e 300 gramë lëndë narkotike kanabis, 930 fishekë, 6 kallëpe lëndë eksplozive C-4, 7 granata difensive, 22 ndezës për granata, 99 kapsolla detonatore, pajisje metalkërkuese, kundërgaz ushtarak, 3 krehra dhe 3 aparate celulare. Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia e Dibrës, në banesën tjetër të këtij shtetasi, në Lurë, është gjetur një armë zjarri pushkë gjysmëautomatike.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, strukturat hetimore të DVP Lezhë po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të këtij rasti”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit

Inteligjenca kroate: Ka rrezik tensionesh Kosovë-Serbi

Përshkallëzimi i tensioneve midis Kosovës dhe Serbisë paraqet një rrezik të vazhdueshëm. Ky fakt bëhet i ditur me anë...

“Edi Rama do punësojë demokratët, plani i tij është afatgjatë për…”

Demokratja, Adriana Kalaja mesa duket ka “zbuluar” së fundmi planin e kryeministrit Edi Rama. Sipas kandidates për deputete në zgjedhjet e 11 Majit, kreu i...

Arlind Qori: Lapaj e Shabani po hanë njëri-tjetrin

Përplasjet Lapaj-Shabani, kreu i ‘Lëvizjes Bashkë', Arlind Qori, i sheh si një telenovelë mes dy përfaqësuesve të partive politike, të cilët sipas tij po...

“33 vdekje nga uria në 48 orë”, Gaza po përjeton tmerr të paparë

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, është shprehur “i tronditur nga kushtet humanitare që po përkeqësohen me shpejtësi në Gaza, ku...

I digjet banesa, policia shpëton 72-vjeçarin në Korçë

Policia e Korçës shpëton nga flakët një 72-vjeçar. Laura Leka, Aurel Jesku dhe Klodian Dulellari kanë rrezikuar jetën e tyre duke hyrë mes flakëve që...

Lajme të tjera

Web TV