Shqipëria regjistroi ulje të prodhimeve blegtorale gjatë vitit të parë të pandemisë, rritje shënuan vetëm disa nënprodukte

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria ka shënuar një rënie të numrit të përgjithshëm të gjedhëve në vitin 2020, por edhe të prodhimit të produkteve blegtorale në tërësi.

Numri i gjedhëve në vitin 2020 ishte 362.583 krerë, duke shënuar rënie me 12,76 %, në krahasim me vitin 2019.

Përqendrimi më i madh i numrit të krerëve është në qarkun e Fierit me 16,15 % dhe në qarkun e Korçës me 10,87 % ndaj numrit gjithsej të gjedhëve.

Sa i përket prodhimeve blegtorale, gjatë vitit të parë të pandemisë, vendi ynë regjistroi rreth 150,000 tonë mish peshë e gjallë duke regjistruar një rënie në krahasim me vitin 2019 ku u regjistruan rreth 157.000 tonë. Ndërkohë sasia totale e qumështit të grumbulluar shënoi 1.052.000 litra ku sërish pati rënie në krahasim me vitin 2019 ku u regjistruan 1.112,000 litra.

Ndërkohë nga nënproduktet e qumështit, siç shihet nga statistikat e INSTAT, qumështi për konsum në tërësi shënoi një rënie prej 830.611 litrash. Rritje të sasisë së prodhimit kanë shënuar nënprodukte si qumështi i përpunuar, qumështi i pasterizuar, qumështi i skremuar, i acidifikuar, djathi nga qumështi i deles, apo edhe nënproduktet si gjiza dhe salca e kosit.

 

Të fundit

Rusia nis eksportin e avionëve luftarakë Su-34M

Një avion Su-34M i konfiguruar për eksport, i lyer me një ngjyrë kamuflazhi të dallueshme, u vu re në...

Po gjuante për kafshë të egra, 53-vjeçari vret nga pakujdesia një shtetas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bogdan të Beratit. Një 53-vjeçar dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të vrarë...

Reagon Ter Stegen, jep sqarimin pas akuzave mediatike

Pas kaosit të krijuar, heqjes së shiritit tē kapitenit, moslargimit dhe operimit, reagon portieri i Barcelonës, Ter Stegen. Deklarata e Marc-André Ter Stegen: “Këto muajt e...

Zjarr masiv në Kaliforni, evakuuohen mijëra njerëz

Një zjarr i madh që po përhapet me shpejtësi në veriperëndim të Los Anxhelosit ka shkaktuar evakuime të detyrueshme për mijëra banorë, pasi nxehtësia...

INSTAT: Një në dy shqiptarë ka një makinë

Një në dy shqiptarë ka një automjet. Të dhënat e INSTAT tregojnë se aktualisht në rrugët e Shqipërisë qarkullojnë mbi 1 milion mjete. Ndër to,...

Lajme të tjera

Web TV