Intervista/ Berisha për “arrestimin”: SPAK nën presionin e ambasadores Kim

Ish kryeministri Sali Berisha në një intervistë për radion amerikane “French Capital Podcast” është pyetur për një arrestim të mundshëm nga SPAK, pas akuzave të ngritura nga SHBA. Berisha mohoi të ketë një proces penal për të, por akuzoi ambasadoren amerikane Yuri Kim që po ushtron presion mbi institucionet e drejtësisë.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dhënë një intervistë për gazetarin, Jason French në radion amerikane “French Capital Podcast”. Pyetjes së gazetarit amerikant, nëse mund të lëvizë lirshëm në Shqipëria, Berisha thotë se pavarësisht presionit sipas tij nga ambasadorja amerikane, ndaj tij nuk ka asnjë akuzë.

Nuk ka diçka specifike në këtë urdhër (shën: non grata)që të përshkruajë llojin e korrupsion në bazë të të cilit nuk lejoheni të hyni në SHBA?

Më lejoni të theksoj 3 gjëra: së pari, unë jam një rast unik në botë i shpallur non-grata 8 vjet pasi jam larguar nga pozicione drejtuese dhe pushteti ekzekutiv; së dyti, unë jam i vetmi person në botë i shpallur non-grata kur asnjëherë nuk jam akuzuar në 30 vite nga ndonjë person apo institucion për korrupsion, as unë, as fëmijë; së treti, u shpalla non-grata sepse kisha përdorur retorikë për të bllokuar hetime, por nuk është zhvilluar kurrë ndonjë hetim zyrtar ndaj meje apo ndaj familjes sime. Gjithçka është gënjeshtër. Sekretari Blinken ka shkruar në Tëetter se z. Berisha ka minuar demokracinë në Shqipëri. Më lejoni të shtoj 2 gjëra: një person që e ka çmuar shumë Sali Berishën si kryeministër që ka luftuar korrupsion ka qenë vetë z. Blinken në pozicionin e kryekëshilltarit të zv. Presidentit Biden. Blinkeni si kryekëshilltar i Biden-it më ka pritur një një takim njëorësh si kryeministër i vendit tim dhe më ka lavdëruar në këtë takim. Në 2012, në 100-vjetorin e pavarësisë në Shqipërisë, sekretarja Clinton erdhi në Shqipëri dhe në fjalimin e saj ajo u shpreh: “Kush do ta shikojë demokracinë në veprim, le të vijë në Shipëri, që ta shikojë me sytë e veta”. Jua thashë këto sa për të kujtuar se çfarë më ka thënë dhe çfarë ka shkruar në mesazhin e tij në Tëetter. Pasi e lexova, shkrova një letër dhe vendosa të padis ate në Gjykatën e Parisit për shpifje mbi të cilat është bazuar vendimi, jo për vendimin. Vendimi është në kompetencat e tij. Këto shpifje janë të papranueshme. Është poshtërim i dinjitetit tim. Gjykata e Parisit e ka pranuar padinë. Në fillimit të gushtit, Philip Ricker, ish principal asistent i zv. Sekretarit të Shtetit erdhi në Shqipëri dhe i kërkoi kryetarit të partisë sime që të mos lejohesha të hyja në kuvend. Unë i thashë kryetarit se kjo nuk mund të ndodhje kurrë. Kush hyn në kuvend vendoset nga zgjedhësit shqiptarë dhe ligjet shqiptare. Askush tjetër nuk mund të vendosë kush hyn e kush ja në kuvend. Ne jemi vend mik i SHBA-së. Unë kam punuar nga afër për 30 vjet rresht dhe kam pasur marrëdhënie miqësore me qeverinë dhe qeveritarët e SHBA-së, por asnjëherë nuk e kisha imagjinuar se dikush do të shkelte sovranitetin e një vendi në këtë mënyrë. Thashë: “Unë do të hyj në kuvend!”

Duket se këto akuza u referohen ngjarjeve të para shumë vitesh, veprimeve që mund të jenë kryer kur ishit në pushtet. Nëse ju do të kishit kryer vepra korrupsioni, do të kishit pasuruar veten dhe familjen dhe këto elemente do të ishin zbuluar më herët, por ne po dëgjojmë vetëm tani për këtë.

Sepse është vetëm një hakmarrje politike e Sorosit dhe asgjë më shumë.

Pra, ai ka kaq shumë pushtet sa t’jua shkaktojë këtë gjë?

Ka pushtet të jashtëzakonshëm. Unë e dija që ai është shumë i pushtetshëm, por edhe se duhet të thosha të vërtetën e të mbroja interesin kombëtar kundër çdo kërcënimi. Kjo është detyra ime dhe e realizova. Pasi më shpallën non-grata, DASH u pyet nga gazetarët se nga vinte ky informacion. Përgjigja e tyre ishte se informacioni ishte përftuar nga OJQ, të cilat janë tërësisht të sponsorizuara nga Sorosi; vjen nga media që e kontrollon qeveria; vjen nga raporte hetimore ndaj korrupsionit të zhvilluara nga qeveria. Këto raporte nuk janë publikuar kurrë në Shqipëri, janë të fshehta. Kongresmeni Lee Zeldin, kur mësoi për çështjen time, i parashtroi Sekretarit Blinken disa pyetje gjatë një seance dhe tha: “Sipas hetimeve tona, vendimi juaj është i pabazuar dhe ka shumë mundësi të jetë diktuar nga Sorosi”. Sigurisht qëm ai e mohoi. Kongresmeni Zeldin paraqiti një kërkesë për të parë dokumentet që vërtetojnë korrupsionin tim.

Lexo edhe :  “Marrëveshja tregtare me SHBA na mbron”/ Tarifa doganore prej 100% për barnat, reagon BE

Ju jeni i lirë të lëvizi në Shqipëri. Nuk ka ndonjë autoritet shqiptar që t’ju arrestojë. Nuk ka ndonjë mandat arresti të lëshuar për ju sipas elementeve të deklaruara nga Blinken?

Unë mund të lëviz sepse nuk ka asnjë akuzë kundër meje, nuk kanë prova. Presioni është i lartë nga ambasadorja amerikane. Ajo ka kërkuar që të bllokohet hyrja ime në Kuvend. Ajo bindi kryetarin e partisë që të më përjashtonte nga grupi parlamentar në shkelje të plotë të kushtetutës së partisë. Ka pasur një reagim dhe kjo më nxiti që të kem një projekt për t’u rikthyer fuqishëm. Fillova një lëvizje brenda partisë që po ecën mbarë dhe sondazhet e fundit të pavarura tregojnë se mbështetja për kryetarin aktual të partisë ka rënë në 7%, kurse mbështetja për Sali Berishën është 87%. Pavarësisht kësaj, ambasadorja amerikane, për çudi, thirri një grup gazetarësh një ditë dhe u kërkoi që të censuronin lëvizjen time në lajme. Gazetarët nuk ishin të kënaqur me këtë dhe i thanë së n.q.s. dëshironte të mbështeste kryetarin e PD-së L. Basha, atëherë le të shtonte kritikat ndaj qeverisë. Ajo tha se nuk mund të ndërhynte. U mërzita sepse ky është një gjest i shëmtuar, është një shkelje e kushtetutës së SHBA-së. Ajo duket sikur vjen nga mbretëria e censurës, jo nga vendim më i madh i lirise ne botë.

Nëse ju e fitoni padinë, mund të hyni në SHBA?

Unë po e fitoj këtë garë. Do të kthehem sepse duhet të rindërtojmë në Shqipëri një parti të vërtetë konservatore dhe kjo do të bëhet realitet.

Po populli e njohin mirë komunizmin dhe socializmin? E kundërshtojnë këtë ideologji? E mbështetin lirinë e individit? E kuptojnë që kapitalizmi është sitemi i duhur?

Ata po mbështetin fuqishëm lëvizjen time për të kthyer Partinë Demokratike në një parti konservatore ashtu siç ka qenë. Kjo është duke ndodhur sot. Sigurisht që ka ndërhyrje të fuqishme prej ambasadores së SHBA-së në shkelje të çdo konvente ndërkombëtare. Megjithatë, ajo nuk ka sukses. Lëvizja ime po përparon. Përqindja e ndjekësve të mi po rritet. Brenda një kohe të shkurtër, pikët dhe pozicioni im po përmirësohet në PD. Zgjedhjet e prillit shkelën të gjitha parimet e zgjedhjeve të drejta dhe të ndershme. Qeveria disbursoi nga Thesari i Shtetit 130 milionë euro, ua shpërndau familjeve, një veprim që ndalohet me ligj. Qeveria përdori të dhënat personale që mbrohen nga kushtetuta dhe një ligj i posaçëm dhe hyri në të dhënat e 1 milion votuese. Ia shpërndau Partisë Socialiste. Ato i përdorën patronazhistët. Ky ishte një sistem që përdorej në diktaturë dhe zëvendësoi një sistem skllavërie për të manipuluar të dhënat. Në diktaturë ky sistem shfrytëzohej për të terrorizuar votuesit të cilët nuk ishin të kënaqur me regjimin. PS i përdori në këto zgjedhje dhe u dënua nga komuniteti ndërkombëtar, sepse u terrorizuan votuesit. Atyre u thuhej se ndërkohë që votonin do të monitoroheshin me kamera dhe nëse votonin PD-në do të humbisnin vendin e punës e kërcënime të tjera. Pavarësisht kësaj, pavarësisht se përdorën edhe banda të armatosura, para të drogës, fatkeqësisht nën ndikimin e Sorosit, e para që i përshëndeti zgjedhjet në Shqipëri ishte ambasadorja e SHBA-së, pa thënë asnjë fjalë për shqyrtimin e ankesave, apo komente të tjera. Një nëpunës i i lart i DASH-it u shpreh te nesermen se ishin të kënaqur që do të vazhdonin punën me z. Rama kur ai kishte shkelur çdo parim ligjor në këto zgjedhje.

Marrë me shkurtime nga Radio Amerikane “French Capital Podcast”