Fustani që Amy Winehouse veshi në koncertin e saj të fundit, u shit për më shumë se 200,000 euro

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Amy Winehouse performoi në Beograd (Serbi) më 18 qershor 2011, dy javë para vizitës në Spanjë në turneun e saj. Atë ditë, ajo u shfaq e veshur me një fustan të zi me stampa bambuje, e dizenjuar nga stilistja dhe shoqja e saj Naomi Parry. Një veshje e ngushtë në stilin e viteve 1950. Performanca, e cila premtoi shumë pas koncertit madhështor që ajo mbajti në Londër disa ditë para, përfundoi katastrofike dhe rezultoi me tallje dhe shaka nga vetë fansat e saj, duke çuar në një ndërprerje të papritur turneun e artistes. Shkaku ishte varësia e saj ndaj alkoolit dhe drogës. Pas një muaji nga ajo që ndodhi, më 23 korrik, këngëtarja britanike e cila u bë e famshme në vitin 2006 për këngën e saj Rehab, vdiq në moshën 27-vjeçare nga një mbidozë në shtëpinë e saj në Londër.

Gjatë fundjavës, Darren Julien, CEO i Julien’s Auctions , shiti disa nga artikujt më ikonikë të artistes, të ofruara nga prindërit e saj, Mitch dhe Janis Winehouse, në Beverly Hills, Kaliforni. Nga 800 artikujt e ekspozuar në këtë event, blerja më e pritur ka qenë fustani që Winehouse ka veshur në atë performancën e fundit, i cili ka arritur një çmim prej 243,200 dollarë (210,160 euro) dhe që, sipas vetë Julien, është shitur për një çmim 16 herë më të lartë se vlera fillestare e vlerësuar prej 15,000 dollarë (12,970 euro). Veshja përshkruhej në katalog si “një minifustan me kapele i përshtatur me figura, i dizajnuar nga stilistja e Winehouse, Naomi Parry, e cila ka një stamp bambuje dhe lulesh në mëndafsh.

 

Të fundit

OSBE për Kodin e ri Penal: S’kemi marrë pjesë në hartim

Prezenca e OSBE në Tiranë thotë se nuk është përfshirë në hartimin e draftit për Kodin e Ri Penal. Në...

Aleksandër Solzhenicini, zëri që tronditi heshtjen

3 gusht 2008 – Vdekja e shkrimtarit nobelist Nga Leonard Veizi Në panteonin e letërsisë botërore, rrallëherë ndodh që një zë i vetëm të jetë aq...

Pallatet s’janë më “pa zot”! Çfarë ndryshimesh sjell ligji i ri për bashkëpronësinë

Në ditën e parë të muajit gusht, ka hyrë në fuqi ligji i ri Nr. 55/2025 “Për administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesa”, i cili synon...

Qeveria italiane shtyn BE-në për emigrantët, por mbetet dilema e “vendeve të sigurta”

Përshtatur në shqip, artikull i La Repubblica Komisioni Europian mbështet presionin e Italisë dhe është i gatshëm të përshpejtojë zbatimin e Paktit të ri për...

Itali, dhjetë të vdekur nga virusi i Nilit Perëndimor

Numri i të vdekurve nga virusi i Nilit Perëndimor në Itali që nga fillimi i vitit u rrit në dhjetë pasi një grua 93-vjeçare...

Lajme të tjera

Web TV