Kapet autori i plagosjes së 41-vjeçarit në Elbasan, policia: E rrëzoi nga shkallët pas sherrit

I ka zgjatur vetëm pak orë arratisja të riut që dyshohet se plagosi rëndë 41-vjeçarin në Elbasan.

Policia njofton se në pranga ka rënë  24-vjeçari me inicialet B.K., i cili akuzohet se pas sherrit me 41-vjeçarin Adrian Qosja e ka shtyrë atë nga shkallët duke i shkaktuar plagë të rënda.

Nuk dihen arsyet që çuan në sherrin mes tyre, ndërsa Qosja ndodhet në Spitalin e Traumës në gjendje të rëndë.

Policia vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.