Karl Lagerfeld ishte një drejtor artistik, stilist, artist, fotograf dhe karikaturist që jetonte në Paris. Ai njihej si drejtor artistik, krijues i shtëpisë së modës franceze Chanel. Ai ndërroi jetë në shkurt të 2019 në moshën 85-vjeçare.
Karl Lagerfeld mund të kishte gjithçka – dhe gjithçka, madje edhe të përsëritur – por ai gjithmonë kuptonte se ajo që ishte e rëndësishme nuk ishte zotërimi, por manifestimi që ai i bënte identitetit të tij përmes asaj që zotëronte. “Unë jam një person i modës, jam i stimuluar nga zbulimet, zbulimi i gjërave”, thoshte ai.
Ankandi i Karl Lagerfeld ‘s Estate do të zhvillohet në Monako dhe Paris, dhe në internet, ku ofertimi u hap më 26 nëntor. Ndër thesaret për shitje janë hapësirat e ndryshme që i përkasin stilistit: apartamenti i tij në katin e 19-të në kullën Millefiori të Monakos; shtëpinë e tij të shekullit të 19-të në Louveciennes afër Versajës; apartamenti i tij në 17 quai Voltaire në Paris; zyra e tij në 15 rue des Saint-Pères; dhe apartamenti në 8 rue des Saint-Pères.
Por nuk janë vetëm banesat dhe zyra e tij në ankand, por janë mbi 1000 objekte nga koleksionet private të Karl Lagerfeld. Nga veprat e artit tek objektet e dizajnit, nga makinat tek rrobat, ka shumë pjesë unike dhe të koleksionueshme që do të ofrohen nga Sotheby’s.