Pas pak nisin reshjet intensive/ Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron për përmbytje: Zonat më të rrezikuara

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron se sot pasdite priten reshje intensive shiu, të cilat mund të sjellin përmbytje në disa zona.

Sipas llogaritjeve të IGJEO, përgjatë fundit të ditës së sotme (e diel, dt. 05 Dhjetor) dhe fillimin e javës tjetër priten reshje intensive, të cilat do të jenë më të përqëndruara në veri-perëndim dhe në jug të territorit.

Në qarqet Lezhë, Berat, Vlorë dhe Gjirokastër mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjëve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Në të gjithë territorin priten rritje të prurjeve përgjatë javës në vijim që mund të shkaktojnë përmbytje të lokalizuara. Në zonat urbane pothuajse në të gjithë territorin, si pasojë e intensitetit të lartë të reshjeve, mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, kryesisht përgjatë datës 6 dhjetor 2021, në varësi të gjendjes së kanalizimeve.

RESHJET
Sot pasdite (e diel, dt.05) dhe nesër (e hënë, dt.06) priten reshje shumë intensive në qarkun e Shkodrës dhe intensive deri lokalisht shumë intensive në qarqet Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër. Në shumicën e qarqeve të tjera ato priten mesatare deri lokalisht intensive (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Reshjet pritet të shoqërohen me shtrëngata. Në lartësitë mbi 1000 m ato priten të jenë në formë dëbore.

TEMPERATURAT

Nesër (e hënë, dt.06) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 11 / 13 °C
në vendet e ulëta: 10 / 13 °C
në vendet malore: 4 / 8 °C

Era

Sot pasdite (e diel, dt.05) dhe nesër (e hënë, dt.06) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, por në bregdet e fortë.

Të fundit

Lajmi i fundit: Hungaria kërcënon Kievin zyrtar

Përveç luftës me Rusinë, Ukraina tashmë do duhet të përballet me një tjetër shqetësim që vjen nga Hungaria. Tensionet midis...

Klubi nga Arabia Saudite ofron 30 mln euro për yllin e Milanit

Pasi mori përgjigje ngeative nga Juventus për Manuel Locatelli, Ah-Ahli është hedhur në “sulm” për mesfushorin e Milanit, Youssouf Fofana, sipas asaj që raporton...

Melani Trump e shkruajti letrën për Putinin me chat gpt?

Pas bisedimeve të samitit të Donald Trump me Vladimir Putin në Alaska të premten dhe përpara takimit historik të 'Koalicionit të Vullnetit' në Uashington...

Protestat shtohen, Serbia mbledh Këshillin e Sigurisë

Protestat që vijojnë tashmë prej muajsh në Serbi, e kanë detyruar Aleksandër Vuçiç të thërrasë Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Mbledhja u kryesua nga vetë Presidenti...

Tedi Blushi: Zjarret në Shqipëri shkaktuan mbi 300 milionë euro dëm

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama si përgjegjësin kryesor për situatën e zjarrëve që përfshinë vendin...

Lajme të tjera

Web TV