E rëndë në SHBA/ E ftoi kolegen disa herë për të dalë, kur nuk pranoi e vrau me thikë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një burrë në Florida goditi me thikë për vdekje kolegen e tij pasi ajo refuzoi ftesat e tij për të dalë së bashku në takim.

Sipas The Independent, 20-vjeçari Agustin Lucas Mariani sulmoi me thikë kolegen e tij Delfina Pan javën e kaluar pasi u shfaq në shtëpinë e saj pa paralajmëruar, tha policia në Florida. Mariani dhe Pan, të cilët të dy raportohet se janë argjentinas, kanë punuar së bashku në restorantin Kansas Bar and Grill dhe mësohet se ajo i ka refuzuar vazhdimisht kërkesat e tij për të dalë në një takim.

Policia e Miami Beach tha se ai u shfaq në shtëpinë e Pan në North Beach të hënën vonë më 29 nëntor, i paftuar dhe priti viktimën. Kur Pan arriti në banesën e saj, Mariani i kërkoi asaj që ta linte të hynte në apartament, gjë që ajo refuzoi ta bënte.

Ai më pas nxori një thikë dhe goditi viktimën pa u provokuar aspak sikur të kishte kohë që e kishte menduar këtë gjë. Mariani më pas hoqi këmishën e tij dhe goditi veten me thikë në pjesën e sipërme të gjoksit, sipas një fqinji që pa ngjarjen. Policia tha se goditja e tij me thikë ishte jo fatale. Me të arritur në vendin e krimit, oficerët thanë se e gjetën të akuzuarin të shtrirë të plagosur mbi viktimën e tij.

Të dy u dërguan me urgjencë në Spitalin Memorial Jackson, ku gruaja u shpall e vdekur. Mariani raportohet se po shërohet nga plagosja. Thika e përdorur në vrasje me sa duket është marrë nga restoranti Kansas Bar and Grill, sipas policisë.

Të fundit

Chelsea ngre trofeun e Conference League, londinezët përmbysin Betisin brenda 45-minutave

Chelsea është fituesi i edicionit të katërt të Ligës së Konferencës, në të cilin që në fillimin e turneut...

Mahnitëse! Kur jahti 200 milionë dollarësh të kalon te dera e shtëpisë

Një superjaht luksoz në pronësi të miliarderit amerikan që e shndërroi Starbucks-in në një markë globale është parë duke kaluar nëpër një kanal shumë...

Shqiptarë, kujdes! Vesi jonë i keq në avion tani ndëshkohet me 70 euro

Turqia u ndalon pasagjerëve të ngrihen në këmbë përpara se të fiket shenja e rripit të sigurimit në avion, në të kundërt do të...

100 gramë kokainë dhe shkop bejsbolli në makinë, shqiptarët kapen mat në Itali

Tre të rinj shqiptarë u ndaluan nga karabinierët gjatë një operacioni antidrogë në periferi të qytetit, në Pesaro. Eefektivët ndërhynë në momentin që të dyshuarit...

Përdhunim, trafikim dhe prostitucion, konfirmohen 21 akuzat për vëllezërit Tate

Prokurorët në Mbretërinë e Bashkuar kanë konfirmuar për herë të parë se kanë autorizuar 21 akuza kundër Andrew dhe Tristan Tate, duke përfshirë përdhunim,...

Lajme të tjera

Web TV