Krimi elektoral/ Basha kërkon 22 vite burg për politikanët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka kërkuar 22 vite për politikanët që marrin mandatin nga njerëz që janë të përfshirë në krimin e oraganizuar si dhe ju ndalohet përjetësisht funksioni publik.

Kryedemokrati Lulzim Basha ka propozuar ndryshime në Kodin Penal, duke kërkuar 22 vite burg për këdo politikan që hyn në zgjedhje duke marrë garanci nga subjektet e krimit të organizuar për të fituar. Në një reagim në rrjetet sociale, kreu i demokratëve bën me dije se “krahas vettingut në politikë, me qëllim dhënien fund njëherë e mirë lidhjeve të botës së krimit me politikën, PD-ja do të propozojë ndryshimin e Kodit Penal, në përputhje me Kodin Penal italian, duke ashpërsuar dënimet për këdo që kryen krime zgjedhore”. Lulzim Basha nëpërmjet një statusi në “Tëitter”, shprehet se duhet t’i jepet fund njëherë e mirë lidhjeve të botës së krimit me politikën.  Duke ju referuar ligjeve të shtetit fqinjë, ai shkruan se kush pranon që në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të fitojë me votat nga elementët kriminal duhet të dënohet me 15 vjet burg, dhe nëse ai zgjidhet, sipas Bashës, duhet të dënohet me 22 vjet burg. “Kushdo që pranon drejtëpërdrejtë apo nëpërmjet ndërmjetësve, premtimin për të fituar vota nga elemente të krimit të organizuar, në shkëmbim të parave apo favoreve të tjera, dënohet me 15 vite burg; I njëjti dënim parashikohet edhe për elementet e krimit të organizuar që kanë dhënë premtime të tilla, apo këdo tjetër që rezulton i përfshirë; Nëse politikani i përfshirë në një skemë të tillë, zgjidhet, ai dënohet me 22 vite burg; Politikanit dhe kujtdo që përfshihet në veprimtari të tilla i ndalohet përjetësisht ushtrimi i funksioneve publike”, lexohet në postimin e Bashës në rrjetin social. Sipas Bashës, qeverisja dhe fatet e shqiptarëve nuk mund të diktohen nga korrupsioni dhe krimi i organizuar. Më tej Basha shton se Partia Demokratike do të bëjë gjithçka që zëri i qytetarëve shqiptarë të dëgjohet dhe vullneti i tyre të respektohet “Partia Demokratike do të bëjë gjithçka që zëri i qytetarëve shqiptarë të dëgjohet dhe vullneti i tyre të respektohet”, shton kreu demokrat. Lulzim Basha edhe pse i pranoi zgjedhjet e 25 prillit, ai më pas i quajti ato një krim zgjedhor duke filluar betejën në KQZ dhe në Kolegjin Zgjedhor. Ky i fundit nuk përmbysi ansjëgjë, por kryedemokrati Lulzim Basha ka akuzuar gjithë kohën se Aqif Rakipi dhe Tom Doshi kanë blerë mandatet e deputetëve në Partinë Socialiste. Kjo kërkesë e Bashës vjen edhe si një përgjigje ndaj lajmeve se delegatët që do të marrin pjesë në Kuvendin e 11 Dhjetorit janë marrë nën presionin e njerëzve të Tom Doshit dhe Aqif Rakipit.

Lexo edhe :  VIDEO: "Sofra hudh e prit", Rama i bie daulles, inspekton rrugën Maqellarë-Peshkopi

Vettingu i politikanëve

Në kohën kur kryeministri Edi Rama këkroi që të bëheshin amendimet për ndryshimet kushtetuese për zgjatjen e kohës së ushtrimit të detyrës së anëtarëve të Vettingut, kryedemokrati Lulzim Basha dërgoi në Kuvend, jo amendime për këtë pikë, por kërkoi vettingun e politikanëve. Socialsitët nuk e morën në konsideratë pasi sipas tyre kjo nuk ka lidhje me kohëzgjatjen e vettingut. Basha nuk heq dorë nga nisma e tij për të çuar në sitën e drejtësisë politikanët duke përfshirë edhe veten e tij.

 

Të fundit

Mandati i katërt, çfarë do të ndodhë me Reformën në Drejtësi? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të diel i ftuar në “Review” në Eruonews Albania ku ka folur ndër të...

A është harruar totalisht Veliaj? Edi Rama jep versionin e tij të fundit për Euronews

Vetëm 7 ditë larg nga zgjedhjet e 11 Majit, kryeministri dhe njëherësh kryesocialisti Edi Rama ka qenë i ftuar në emisionin “Review”, intervista e...

Dopietë nga Balaj, Vllaznia në finalen e sezonit! Mposht 2-1 Dinamon!

Vllaznia është finalistja e parë e "Final 4" duke marrë një biletë për në sfidën e 12 majit. Në stadiumin "Arena Kombëtare" në kryeqytet, Vllaznia...

Pse i quani burrat “çyrykë”? Rama: Bëra humor, por është gjysma e së vërtetës

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të diel i ftuar në “Review” në Euronews Albania ku tha se ai nuk i ka etiketuar gjatë fushatës...

Shoqërimi i kandidatit demokrat në Fier, reagon Policia: Kundërshtoi efektivët tanë

Policia e Fierit ka ardhur me një reagim zyrtar lidhur me ngjarjen e ndodhur pasditen e kësaj të diele në qendrën e këtij qytetit...

Lajme të tjera

Web TV