“Do të të djeg të gjallë”, 38-vjeçari shqiptar kërcënon dhe tenton të qëllojë me çekiç gruan në sy të fëmijëve

Një 38-vjeçar është arrestuar nga karabinierët në Itali, pasi ka sulmuar dhe kërcënuar me jetë gruan e tij, ditën e djeshme në Brugherio (Monza), në sy të tre fëmijëve të tij të vegjël.

“Do të të djeg të gjallë” i tha i shoqi duke e ndjekur me çekiç pasi e shtyu dhe tentoi për ta goditur, shkruajnë mediat italiane.

Gruaja 32 vjeçe kishte bërtitur dhe kishin qenë fqinjët ata të cilët e kishin ndihmuar, duke e shpëtuar nag dhuna e të shoqit. Pas kësaj burri u arrestua dhe tashmë ndodhet në burgun e Monza-s.