Kriza me Ukrainën/ Biseda Biden-Putin, Kremlini: Kërkuam garanci se NATO nuk do të zgjerohet në lindje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rusia nuk do të sulmojë Ukrainën, por kërkon garanci që të mos integrohet në NATO.

Pas takimit virtual për afro 2 orë mes Presidentëve Biden dhe Putin, zëdhënësi i Kremlinit ka deklaruar se Rusia nuk ka ndërmend të sulmojë Ukrainën, por kërkon garanci ligjore që Nato të mos zgjerohet më tej në lindje, duke lënë Kievin jashtë saj.

Nga ana tjetër zyrtarët amerikanë bënë me dije se Biden do t’i komunikonte Putinit sanksione të ashpra nëse sulmon Ukrainën.

Moska gjithashtu ka vënë në pikëpyetje synimet e Ukrainës dhe tha se kërkon garanci që Kievi nuk do të përdorë forcën për të provuar të rimarrë territorin e humbur në 2014 nga separatistët e mbështetur nga Rusia, një skenar që Ukraina e ka përjashtuar.

“Ne po kërkojmë marrëdhënie të mira dhe të parashikueshme me Shtetet e Bashkuara. Rusia nuk ka pasur kurrë qëllim të sulmojë askënd, por ne kemi shqetësimet tona dhe kemi vijat tona të kuqe,” tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Të njëjtët aleatë folën të hënën dhe ranë dakord të qëndrojnë në kontakt të ngushtë për një qasje të koordinuar dhe gjithëpërfshirëse në përgjigje të grumbullimit ushtarak të Rusisë në kufijtë me Ukrainën.

Të fundit

“Tërmet Peçi do arrestohet para shtatorit”

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, tha se një ish-kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, mund...

Ylli Pata: Çkodimi i ‘Rithemelimit 2.0’ që vjen nga baçja e parme e Berishës

Kush e ka ndjekur për tashmë 34 vite Sali Berishën dhe sjelljen poitike të tij në pushtet dhe në opozitë, e di se ekziston...

“Na fal Aron!” Deputetja socialiste reagon për ngjarjen në Vlorë

Deputetja më e re, e dalë nga zgjedhjet e 11 Majit, Marjana Koçeku ka nisur reagimin e saj me një falenderim dhe kërkese ndjese...

“A e synoni postin e Nokës në PD?” Kjo është përgjigjja e Këlliçit

Deputeti i zgjedhur i PD, Belind Këlliçi, tha se objektivi i tij kryesor është rrëzimi i Edi Ramës, njëlloj siç bëri me Erion Veliajn,...

Zhduket portugezi në Sarandë! U fut për t’u larë në det…

Një 57-vjeçar është zhduku pasditen e kësaj të diele në qytetin e Sarandës. Policia njofton se rreth orës 18:00 në afërsi të lagunës, në...

Lajme të tjera

Web TV