Përfundon takimi me Ramën pas 1 ore/ Ambasada Amerikane bën rezymenë e vizitës së Gabriel Escobar në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA, Gabriel Escobar zhvilloi nje takim në Kryeministri me kryeministrin Edi Rama. Takimi zgjati rreth nje orë.

Ambasada Amerikane pas përfundimit të takimeve, bëri edhe rezymenë e takimeve të Gabriel Escobar në Tiranë.

“Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar vizitoi më 9 dhjetor Shqipërinë, ku u takua me kryeministrin Edi Rama, Ministren e Jashtme Olta Xhaçka, kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe udhëheqës të tjerë. Gjatë takimeve të tij, Zëvendës Ndihmës Sekretari Escobar falënderoi Shqipërinë për partneritetin e saj të fortë me Shtetet e Bashkuara dhe rikonfirmoi mbështetjen e fortë të SHBA për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Ai vuri në dukje fokusin e Shteteve të Bashkuara në luftën kundër korrupsionit, pandëshkueshmërinë dhe përpjekjeve për të minuar demokracinë në Ballkanin Perëndimor. Escobar mirëpriti forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve SHBA-Shqipëri, bashkëpunimin tonë në fushën e mbrojtjes si aleatë të NATO-s dhe krijimin e më shumë mundësive për tregti dhe investime. Escobar mirëpriti gjithashtu punën e përbashkët midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë për integrimin rajonal dhe global – veçanërisht kur të dyja vendet do të shërbejmë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në 2022″, shkruhet në njoftim.

Kujtojmë se Escobar më herët u takua me ministren për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka dhe kryetarin e PD-së Lulzim Basha.

Të fundit

Korçë, makina përplas këmbësoren me pasojë jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën që të çon drejt fshatit Voskop. Sipas informacionit paraprak, një automjet...

Anglishtja, kusht për shoferët e kamionëve!

Administrata amerikane ka paralajmëruar se disa shtete mund të përballen me ndërprerje të fondeve federale nëse nuk zbatojnë rregullat e reja. Departamenti i Transportit bëri...

Putin “zbret” në festivalin e Venecias, Gaza dominon eventin

Venecia ka shtruar tapetin e kuq dhe është gati të mirëpresë ajkën hollivudiane, në edicionin e 82-të të festivalit prestigjoz të filmit. Yje të kinemasë,...

Piktura holandeze e vjedhur nga nazistët gjendet në Argjentinë

Më shumë se 80 vjet pasi u vodh nga nazistët nga një tregtar i artit hebre në Amsterdam, një portret i një mjeshtri italian...

Trump: Dënime me vdekje për vrasësit në Uashington

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë të martën se do të kërkojë dënime me vdekje për vrasësit në Uashington, në kuadër të luftimit të...

Lajme të tjera

Web TV