Ekzekutimi i biznesmenit në Laç, identifikohen dhe shpallen në kërkim babë e bir

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Skënder Lika bashkë me djalin e tij janë shpallur në kërkim nga policia në lidhje me ekzekutimin e biznesmenit Rakip Roli mëngjesin e sotëm në Sanxhak të Laçit. Burime nga policia bëjnë me dije se ata po kërkohen për t’u marrë në pyetje për shkak se njëri prej tyre disa kohë më parë është rrahur brutalisht nga tre djemtë e viktimës.

Skënder Lika dhe djali i tij do të pyeten nga blutë se ku kanë qenë në momentin kur ka ndodhur vrasja, për të mësuar nëse kemi të bëjmë me një ekzekutim për hakmarrje. Në zonën ku ka ndodhur vrasja nuk ka kamera sigurie gjë që e vështirëson akoma më shumë zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Ngjarja ka ndodhur në dalje të Sanxhakut ku viktima po lëvizte në drejtim të Mamurrasit. Mësohet se kjo ishte një rrugë që ai e përshkonte çdo ditë. Kjo do të thotë se ai ishte vëzhguar nga autorët të cilët i kanë zënë pritë në këmbë duke zbrazur kallashnikovin. Fillimisht Roli ka tentuar të largohet, por autorët kanë qëlluar edhe në pjesën anësore të automjetit derisa ai ka humbur kontrollin.

Pasi ka ecur për disa metra ai është përplasur me një automjet fillimisht, dhe më pas ka dalë nga rruga duke përfunduar në një kanal në anë të rrugës. Në momentin e të shtënave në vendin ku ka ndodhur atentati ka humbur kontrollin edhe një automjet i tretë që ka qenë rastësisht në vendin e ngjarjes.

Të fundit

Mero Baze: Hipokrizia e Berishës me kandidatët e vet

Ka dy modele sjelljeje ndaj kandidatëve që kanë pretendime për votën preferenciale, e cila sipas tyre nuk është numëruar...

“Nuk jam Nesti Angoni”, çfarë po paralajmëron Myslim Murrizi?

Demokrati Myslim Murrizi sot ka shkruar një postim të gjatë në rrjetet sociale, ku ka vijuar me akuzat e tij brenda PD dhe ka...

“PD do të shkatërrohet nëse nuk dëgjon çfarë do elektorati, por ndjek Berishën”

nga SPARTAK NGJELA - E djathta shqiptare është në krizën e identitetit të saj - kjo është e vërteta politike e kësaj kohe. Dhe...

Blendi Kajsiu: Bashkia e Tiranës shkërrmoq propagandën për ‘vjedhjen’ e zgjedhjeve

Përralla e vjetër elektorale e berishizmit është se zgjedhjet nuk i humb Sali Berisha por i manipulon Edi Rama, me krimin e organizuar, me...

Jakin Marena: Vesi del me shpirtin, pse Berisha ‘përlotet’ për zgjedhjet në komunizëm?!

Kryetari i PD, Sali Berisha, po përdor të gjitha mënyrat dhe mjetet për të bindur mbështetësit e vet demokratë në alibinë e tij, se...

Lajme të tjera

Web TV