Veliaj në shkollën “Lasgush Poradeci”: Shkolla më e madhe, më e fortë, më e bukur në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe kryeministri Edi Rama inspektuan sot shkollën e re “Lasgush Poradeci” në Kombinat. Kryebashkiaku tha se për këtë shkollë do xhelozohet e gjithë Shqipëria, duke shtuar se është një xhelozi e mirë që rrit standardin në vend.

“Komenti më popullor ose më i përdorur kur ne postuam pamjet e shkollës ishte: ‘Mjaft bëtë reklama me shkolla private’, – sepse askujt nuk ja kishte pritur mendja që një shkollë publike në zemër të Kombinatit do ishte shkolla më e madhe, më e bukur, më e fortë në Republikën e Shqipërisë, edhe më e mirë se shkollat private”, u shpreh Veliaj.

Më tej kryebashkiaku theksoi se shkolla e re do të shërbejë, jo vetëm për nxënësit, por për të gjithë banorët e zonës.

“Kjo shkollë për 1200 nxënës, është dy herë më e madhe, më e fortë dhe sigurisht më e bukur, siç kemi bërë në çdo shkollë, kemi përfshirë gjithmonë një auditor. Sot kemi auditorë tek Liceu, “Tonin Arapi”, auditor “Avni Mula”, tek shkolla “Servete Maçi”, auditori te shkolla “Kosova”, ky auditor këtu është edhe për aktivitetet e komunitetit, duke filluar nga festa e Abetares deri tek një koncert, një recital, një vallëzim, festat e nëntorit, të fundvitit”, vijoi Veliaj.

 

 

Kryeministri Rama tha se siç është kjo shkollë e re me këtë standard dhe këtë shkëlqim, kështu do jetë dhe lagja e re e Kombinatit.

“Lagjja e re që do të ndërtohet këtu do të jetë njësoj si kjo shkollë për nga impakti transfromues i jetëve të atyre familjeve që u goditën, por edhe i të gjithë jetës së komunitetit. I garantoj të gjithë se jo vetëm që nuk kemi lënë asnjë ditë të shkojë kot, por është vazhdojmë të punojmë pa orar së bashku me Bashkinë e Tiranës, për të garantuar që shtëpitë dhe të gjitha njësitë e tjera që do të ndërtohen, që nga ato tregtaret e deri tek ato sociale dhe administrative në zonën e Kombinatit, të bëhen realitet një orë e më parë”, nënvizoi Rama.

Lexo edhe :  Erion Veliaj i bëri 7 pyetje/ Altin Dumani: Nuk i përgjigjemi të pandehurve!

Shkolla e re “Lasgush Poradeci”, u rindërtua me ndihmën e Fondit të Zhvillimit të Katarit.

Të fundit

“PD ka marrë pushimet, në shtator nis teatri. Berisha një i moshuar mjeran”

Juristja Brizida Gjikondi u shpreh se PD tashmë i takon të shkuarës dhe se sipas saj është pajtuar me...

Një telefonatë e Donald Trump ndali luftën mes Tajlandës dhe Kamboxhias!

Një ndërhyrje e befasishme diplomatike nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i dha fund përplasjes më të ashpër ushtarake në më shumë se një...

Kreshnik Spahiu: Ka një arsye pse Rama caktoi 4 kryetarë të rinj në Bashkinë e Tiranës

Kreshnik Spahiu thotë se në Bashkinë e Tiranës nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme. Sipas tij, zgjedhjet e parakohshme mund të zhvilloheshin në rast...

Zbulohet shkaku i vdekjes së Hulk Hogan

Hulk Logan vdiq nga një infarkt akut në zemër, i njohur ndryshe si atak kardiak, që ndodh kur qarkullimi i gjakut drejt zemrës bllokohet...

Po vijnë surprizat! Rama bën gati ministrat e rinj, kush do të “skualifikohet”?

Pas një serie mbledhjesh intensive që kulmuan me dorëheqjet e disa nënkryetarëve dhe një fushatë të shtrirë në terren për lirimin e hapësirave publike,...

Lajme të tjera

Web TV