Berisha mban sot Kuvendin, Basha e sfidon duke ftuar demokratët në selinë blu për 31-vjetorin e PD

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Teksa ish-Kryeministri Sali Berisha mban sot Kuvendin e thirrur prej tij për shkarkimin e kryedemokratit Lulzim Basha, ky i fundit ka thirrur në selinë e PD-së demokratët për të festuar 31-vjetorin e themelimit të partisë së parë opozitare. Lulzim Basha ka ftuar në 12:00 të gjithë demokratët në selinë blu për të festuar.

Mësohet se në hollin e selisë së Partisë Demokratike do të zhvillohet edhe një ceremoni.

“Demokracia u transformua nga një koncept në një ideal të pathyeshëm më 11 dhjetor 1990, në ditën kur vlerat dhe liria e shqiptarëve triumfuan mbi gjithçka! Le të kremtojmë së bashku këtë ditë të shënuar”, shkruhet në ftesën e Bashës.

Kujtojmë që kreu i PD-së nuk e njeh Kuvendin Kombëtar që do të mbahet të shtunën, ndërkohë që zyrtarisht PD e ka cilësuar atë si tubim.

 

Të fundit

Ish-ministrja e Kosovës uron Ramën për fitoren/ Fotoja ime e preferuar me ty…

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës dhe ish-ministrja e Integrimit, Vlora Çitaku ka zgjedhur një fotografi të veçantë për...

Nga kryeministri i Britanisë tek presidenti i KiE, Bajram Begaj pret 3 delegacione

Kreu i Shtetit, Bajram Begaj do të presë ditën e sotme në Presidencë 3 delegacione në kuadër të Samitit europian që zhvillohet në Tiranë. Begaj...

Manjani-demokratëve: Jeni qesharakë komplet, rrini urtë aty e thoni që e menderosëm!

Ylli Manjani ka reaguar pas justifikimeve të demokratëve, se ka pasur votim familjar në diasporë. Ai thotë se i ka paralajmëruar për këtë gjë para...

Votat në Tiranë/ Kryeson Gonxhja nga PS, Kapri i Mundësisë i merr mandatin PD!

Vijon në Tiranë numërimi i votave preferenciale të kandidatëve ku deri tani nga raportimet zyrtare të KQZ-së janë numëruar 815 nga 1282 kuti votimi. PS-ja...

Dhëndri i presidentit Trump, Jared Kushner, mban fjalim të shtunën në Tiranë

Dhëndri i Donald Trump, Jared Kushner, pritet të vizitojë Tiranën në datën 17 Maj ku do të mbajë edhe një fjalim. Së paku kjo kuptohet...

Lajme të tjera

Web TV