Horoskopi për ditën e shtunë, 11 dhjetor 2021

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dashi
Jeni të dominuar nga yje pozitivë, dhe ndonjë problem i vogël që mund të lindë gjatë punës nuk mund të komprometojë një ditë mjaft të mirë.

Demi
Duket se yjet duan t’ju imponojnë një ritëm të ri, por janë të “frenuar” nga Hëna që sjell të kundërtën. Jeni të favorizuar në dashuri.

Binjakët
Një tratativë me dikë duket se po hyn në një rrugë të mbarë dhe shumë shpejt ju do t’i shihni frytet e saj. Nëse një raport nuk mund të vazhdojë më, atëherë është e kotë ta zgjasni.

Gaforrja
Për shkak të ndikimit nga Mërkuri, do të jeni nevrikë. Në një çështje mes dy personave është më mirë që të mënjanoheni.

Luani
Përsëri është Marsi i zjarrtë që e ngre edhe “temperaturën” në raportet ndërpersonale, prandaj duhet të bëni kujdes sepse “sherri” është gati të shpërthejë. Sa i përket shëndetit, gjendja juaj paraqitet e mirë.

Virgjëresha
Duket një ditë e qetë, por pamja e jashtme gënjen, prandaj duhet të tregoni kujdes sepse të papriturat nuk do të mungojnë.

Peshorja
Venusi do të mbrojë gjatë gjithë kohës jetën tuaj në çift. Do të dashuroheni ashtu si dini vetëm ju. Në lidhje me financat, duhet të shpenzoni më pak edhe për gjërat e domosdoshme.

Akrepi
Me zbehjen e ndikimit të Mërkurit zbehet edhe entuziazmi dhe pasioni i këtyre ditëve të fundit. Sa i përket financave, do të jetë një ditë e mirë.

Shigjetari
Vërtet që do të keni mbështetjen e një numri të madh planetësh, por kujdes, sepse ndihma e tyre duhet shfrytëzuar dhe jo të shkojë kot.

Bricjapi
Në shumë aspekte pritet të jetë një ditë e mirë për të lindurit e kësaj shenje, por nesër duhet të tregoheni të shkathët, sepse fati duhet kapur menjëherë.

Lexo edhe :  Fejohet mbesa e Princeshës Diana, merr propozimin romantik për martesë në Santorini

Ujori
Një ditë mjaft e mirë parashikohet për ju që i përkisni kësaj shenje, e në mënyrë të veçantë për ata që studiojnë apo merren me krijimtari, pasi do të kenë mbështetjen e plotë të Mërkurit.

Peshqit
Të rrëmbyer nga një rutinë e përditshmërisë sot nuk do ta vini re fare se si do të kalojë dita, por në mbrëmje një surprizë e bukur në planin sentimental do të bëjë të ndiheni vërtet mjaft mirë.

Të fundit

“Kam më shumë Champions se Barça në gjithë historinë!” Modric replikon me TV katalanas

Dje u raportua për fyerjet dhe ironitë që kanali zyrtar i klubit të Barcelonës, Barça TV, i drejtoi Luka...

Afati mbaroi! Belinda Balluku: Lironi hapësirat, ose…

Ministrja e Energjetikës dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, njoftoi se duke nisur nga kjo e premte, Inspektorati i Kontrollit dhe Mbrojtjes së Territorit do të...

Bisedat në ChatGPT po shpërndahen në Google! Kujdes me ato që pyesni

Nëse ndonjëherë keni përdorur butonin “Share” për të ndarë një bisedë tuajën me ChatGPT, ka gjasa që ajo të jetë tashmë e “gjendshme” për...

Kush abuzon me fondet evropiane, burg deri 12 vite

Për të mos u përsëritur gabimet e së shkuarës por edhe për të rritur besimin e autoriteteve të Bashkimit Evropian, qeveria kërkon të bëjë...

Itali/ Shqiptari kapet duke shpërndarë kokainë në rrugë, sulmon karabinierët

Një shtetas shqiptar 36-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga karabinierët e Peruxhias, si i dyshuar për përfshirje në një rrjet të trafikut të drogës...

Lajme të tjera

Web TV