Rreshjet e shiut shkaktojnë përmbytje në jug, ura e Mesapikut jashtë funksionit, përroi i Çullos del nga shtrati

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje në disa zona në jug të vendit. Ura e Mesapikut në Selenicë është jashtë funksionit pasi si pasojë e reshjeve të shumta është e pakalueshme. Ndërkohë lumi Vjosë ka rritur nivelin në 5.9 metra, por pa probleme.

Prurjet vijojnë të rriten ndërsa pika kritike është 7.3 metra. Situata po mbahet nën monitorim.

Probleme ka pasur edhe në përroin e Çullos në lagjen Granicë të Gjirokastrës i cili ka dalë nga shtrati duke shkaktuar problematika në disa zona të qytetit ku rruga e automjeteve është bllokuar si pasojë e rrëshqitjeve të dheut.

Bllokime ka pasur edhe në segmentin rrugor në Rredhin e Badlonjës në rrugën nacionale Përmet-Tri Urat, si pasojë e rrëshqitjes së dherave.

Patrulla e qarkullimit ndodhet në vendin e ngjarjes për të normalizuar situatën.

Të fundit

Apple dhe Meta ‘i shpëtojnë’ sanksioneve të BE-së për shkelje të rregullave

“Gjigandët amerikanë të teknologjisë Apple dhe Meta nuk do të përballen me sanksione menjëherë për mospërmbushje të detyrimeve sipas...

Studimi/ ChatGPT mund të jetë duke dëmtuar aftësitë e të menduarit kritik

Një studim i ri i udhëhequr nga studiues në MIT zbulon se përdorimi i ChatGPT të OpenAI mund të ndikojë negativisht në aftësitë e...

Bavarezët duan ta shesin, lojtari insiston: Dua të fitoj te Bajerni, nuk largohem

Lamtumirë? As që bëhet fjalë! Kingsli Koman (29) është në fakt në listën e shitjeve të Bajernit të Mynihut. Drejtori sportiv Maks Eberl (51) shpresonte...

Takimi Iran-BE, Teherani zbulon kushtin e vetëm për të negociuar me SHBA-të

Irani do të takohet me SHBA-në për bisedime bërthamore vetëm nëse Izraeli pranon të ndalojë sulmet ndaj vendit, u thanë zyrtarët iranianë homologëve të...

5 vendet më të sigurta evropiane në rast të një konflikti bërthamor

Kërcënimi i luftës bërthamore mund të duket i largët, por frika që ajo shkakton në të gjithë Evropën është shumë reale. Nëse do të shpërthente...

Lajme të tjera

Web TV