Zjarr në një banesë në Maliq, humb jetën e moshuara

FOTO ILUSTRUESE

Një 85-vjeçare me iniciale S.N ka ndërruar jetë sot në Maliq për shkak të një zjarri të rënë në banesën e saj.

E moshuara ka ndërruar jetë si pasojë e asfiksisë.

“Më datë 11.12.2021, rreth orës 12:10, jemi njoftuar se në Maliq, ka rënë zjarr në banesën e shtetases S. N., rreth 85 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë, dyshohet nga asfiksia.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe zjarrfikëses”, shkruhet në njoftimin e policisë.