Reshje bore në qarkun e Dibrës, probleme me qarkullimin në disa akse

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rajoni verilindor i vendit është nën mbizotërimin e kushteve të paqëndrueshme të motit  dhe reshjeve të borës. Reshje të dendura bore kanë përfshirë Dibrën dhe Bulqizën, duke bërë që trashësia e borës në Peshkopi të shkoje deri në  20 cm, ndërsa në zona të thella kalon mbi 80 cm.

Të bllokuara janë rrugët që lidhin qytetin e Peshkopisë me Njësit Administrative Lurë, Selishtë, fshtrat e Kalasë së Dodës, Sllovës, Luznisë dhe një pjesë e fshatrave të Tominit dhe Melanit.

Ndërsa në Bulqizë ka rreth 15 cm borë në qytet ndërsa në zona të thella ka 70-80 cm. Të bllokuara  janë fshatrat e Njësive administrative  Krastë, Ostren, Trebisht dhe disa fshatra të Njësive Zerqan e Fushë Bulqizë. Të dyja Bashkitë kanë pastruar rrugët e brendshme të qytetit, por ende nuk kanë nisur të hapin rrugët e Njësive Administrative.

Situata rrugore sa u përket rrugëve kombëtare është problematike. Aksi Peshkopi-Burrel-Tiranë është i kalueshëm pa probleme pasi gjatë gjithë natës kanë punuar 6 mjete borëpastruese.

Ndërkohë kalohet me vështirësi me zinxhirë në bay-pasin e Murrizit, aksin Klos- Qafë Murrize-Tiranë për shkak se ka mbi 30 cm borë, edhe aty po punojnë 4 mjete borëpastruese.

Aksi ura e Çerenecit-Klenjë-Librazhd  kalimi bëhet me vështirësi me zinxhirë nga Klenja deri në Steblevë pasi trashësia e borës shkon në 80 cm.

Në aksin Qafë Bualli – Krastë kalimi bëhet me vështirësi me zinxhirë, ndërsa aksi Peshkopi – Kala e Dodës – Kukës kalimi është me vështirësi me zinxhirë, trashësia varion deri në 80 cm në pikën më të lartë të segmentit.

Aksi Peshkopi – Qafë Draj – Kukës kalimi bëhet me vështirësi me zinxhirë

Nga situata e vështirë me reshjet ka pasur probleme me energjinë elektrike, në disa Njësi Administrative, si Lura, Selishta, një pjesë e Kalasë së Dodës dhe Sllovës, Krastës, Ostrenit, Trebishtit dhe fshatrat e Tërnovës.

Të fundit

Nisin hetimet ndaj Jack Smith, prokurori që hetoi Trump

Zyrtarë federalë në SHBA thanë se kishin nisur një hetim ndaj ish prokurorit të posaçëm Jack Smith, i cili...

Shpërthen vullkani rus për herë të parë pas më shumë se 500 vjetësh

Një vullkan në lindje të largët të Rusisë ka shpërthyer për herë të parë në më shumë se 500 vjet, gjë që ekspertët thonë...

Manifaktura apel qeverisë: Ta kthejmë Shqipërinë në qendër prodhimi për ushtritë e NATO-s

Rritja e shpenzimeve për mbrojtjen nga vendet anëtare të NATO-s dhe interesi i lartë për veshje ushtarake kohët e fundit, po shihet si një...

“Ecim”, vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama ndan pamjet

Aksioni për lirimin e hapësirave publike nga tavolinat, karriget dhe objektet që kanë zaptuar në mënyrë të paligjshme trotuaret dhe ambientet e përbashkëta po...

Studim me gjetje të rëndësishme për parandalimin dhe kontrollin e kancerit të mëlçisë

Një raport historik mbi parandalimin dhe kontrollin global të kancerit të mëlçisë, i udhëhequr nga ekspertë kinezë dhe i botuar së fundmi në revistën...

Lajme të tjera

Web TV