Arrestimi i Adriatik Llallës në Romë, policia jep njoftimin zyrtar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Shtetit ka dhënë një informacion zyrtar mbi arrestimin e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla. Në njoftimin për shtyp, Llalla u kap në Romë, ndërsa u arrestua me qëllim ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.

Ai rezulton i dënuar me 2 vite burg, për veprën penale “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nënpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrim ligjor për deklarim”.

NJOFTIMI I POLICISË SË SHTETIT
Një tjetër person në kërkim ndërkombëtar bie në pranga, falë shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe zyrës homologe të Interpol Romës. Kapet në Itali, me qëllim ekstradimi drejt Shqipërisë, shtetasi shqiptar Adriatik Llalla.

Nga Zyra Qëndrore Kombëtare e Interpol Tiranës, falë shkëmbimit të informacionit me Interpol Romën, u bë i mundur arrestimi provizor, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Adriatik Llalla, 52 vjeç, banues në Tiranë.

 

 

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e ka dënuar me 2 vite burg, për veprën penale “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarim i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nënpunësve publikë ose i çdo personi tjeter që ka detyrim ligjor për deklarim”.

Falë informacioneve të marra nga strukturat e Policisë së Shtetit, për vendndodhjen e këtij personi, si dhe shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe Policisë italiane u bë i mundur lokalizimi dhe arrestimi i tij, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.

Të fundit

Berisha mori më shumë se ç’i takonin, të largohet nga politika!

Koalicioni ku bën pjesë si drejtues, Nisma Shqipëria Bëhet, prodhoi vetëm një mandat deputeti në zgjedhjet parlamentare të 11...

Rrëfehet ish-truproja i Fatos Nanos/ Si u largua në Dajt nëpërmjet tuneleve

Ish- truproja i Fatos Nanos, Viktor Agolli zbuloi detaje nga grushti i shtetit i 14 shtatorit të vitit 1998. Atë ditë në Tiranë u organizua një...

Rozana Radi rrëfim befasues: Historia e dashurisë që nisi pa bekimin e familjes

Në emisionin “E Diell”, këngëtarja dhe moderatorja Rozana Radi tregoi historinë e veçantë të dashurisë së prindërve të saj. Ajo rrëfeu se lidhja e tyre...

“Më dërgoi një plumb”/ Ish-deputeti demokrat zbulon kërcënimin e ardhur nga Londra

Ish-deputeti Myslim Murrizi ka rrëfyer në emisionin Top Story se është kërcënuar nga një shqiptar që jetonte në Londër. Ai u shpreh se i kishte...

Berisha krahasohet me Bashën/ Unë s’jam si ai, luftonte vetëm për karrigen e vet!

Sali Berisha deklaroi në emisionin "Log" se zgjedhjet e 11 Majit ishin farsë ashtu si ato të vitit 2021. Sali Berisha deklaroi se i ka...

Lajme të tjera

Web TV