Me një pasuri neto prej 250 miliardë dollarësh, Musk u bë personi më i pasur në botë këtë vit, theksoi revista në një artikull që tregon arsyet e zgjedhjes së saj.
Sipërmarrësi, ka qenë një figurë kyçe në tregjet e aksioneve, duke i bërë ata të ‘fluturojnë’ ose të ecin me “një lëvizje gishti“. Ai është gjithashtu në krye të sipërmarrjeve të tjera të fundit, duke përfshirë kriptomonedhën, robotikën dhe energjinë diellore.
Elon Musk (@elonmusk) is TIME’s 2021 Person of the Year #TIMEPOY https://t.co/8Y5BhIldNs pic.twitter.com/B6h6rndjIh
— TIME (@TIME) December 13, 2021
Përdoruesit e mediave sociale u përgjigjën shpejt ndaj çmimit që Time i dha Musk. Shumë thanë se ishin të kënaqur me zgjedhjen e revistës, duke thënë se ishin të kënaqur që më në fund do të ishte “një person i vërtetë revolucionar në atë kopertinë”. Vitin e kaluar, titulli i shkoi presidentit amerikan Joe Biden.
Të tjerë nuk u pajtuan me zgjedhjen, duke sugjeruar se ylli i popit Britney Spears – e cila kohët e fundit rifitoi lirinë e saj pas një dekade së jetuari nën kufizimet e caktuar nga gjykata e babait të saj – do e meritonte më shumë.
Britney deserved pic.twitter.com/9VRv7KiFRo
— Ms Beyoncé (@okyoncee) December 13, 2021