Ndahet nga jeta në moshën 64-vjeçare poeti i njohur Arben Duka

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndahet nga jeta në moshën 64-vjeçare poeti i njohur Arben Duka. Mësohet se Duka vuante prej kohësh nga probleme të rënda shëndetësore.

Lajmi i hidhur është bërë me dije nga gazetari Aleksandër Çipa në rrjetet sociale.

“Lamtumirë Arben Duka! Mirëmbeç Poet i pavdekshëm!!!”.

Arben Duka lind në Labovë të Gjirokastrës. Ka mbaruar Akademinë Ushtarake dhe Universitetin “Aleksandër Xhuvani”. Ai ka ndofta biografinë më të pasur letrare dhe artistike në vend. Është autor i mbi pesëdhjetë vëllimeve poetike të botuara e të ribotuara gjer në pesë herë.

Është bashkautor në rreth tre mijë këngë duke filluar qysh nga viti 1974. Ka dhjetëra çmime si autor dhe bashkautor në gjininë e këngës, ku spikasin shtatë çmime të para në Festivalet Kombëtare të këngës në Radiot Televizionin Shqiptar. Është autor i mijëra e mijëra vargjeve humoristik dhe satirikë në shumë të përditshme dhe periodike. Duka është autor i tekstit të Himnit të Policisë së Shtetit.

 

 

Ai është “Nderi i Qarkut Gjirokastër”, “Nderi i Odries”, “Nderi i Lunxhërisë”, “Nderi i veteranëve të luftës”, “Qytetar Nderi i Gjirokastrës”.

Të fundit

Aksident me vdekje, makina përplas kalimtaren që po kalonte trafik ndarësen

Një aksident me vdekje është regjistruar paraditen e sotme në zonën e Golemit, në Durrës. Një mjet ka përplasur një...

Ish-ministrja e Kosovës uron Ramën për fitoren/ Fotoja ime e preferuar me ty…

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës dhe ish-ministrja e Integrimit, Vlora Çitaku ka zgjedhur një fotografi të veçantë për të uruar kryeministrin Edi Rama...

Nga kryeministri i Britanisë tek presidenti i KiE, Bajram Begaj pret 3 delegacione

Kreu i Shtetit, Bajram Begaj do të presë ditën e sotme në Presidencë 3 delegacione në kuadër të Samitit europian që zhvillohet në Tiranë. Begaj...

Manjani-demokratëve: Jeni qesharakë komplet, rrini urtë aty e thoni që e menderosëm!

Ylli Manjani ka reaguar pas justifikimeve të demokratëve, se ka pasur votim familjar në diasporë. Ai thotë se i ka paralajmëruar për këtë gjë para...

Votat në Tiranë/ Kryeson Gonxhja nga PS, Kapri i Mundësisë i merr mandatin PD!

Vijon në Tiranë numërimi i votave preferenciale të kandidatëve ku deri tani nga raportimet zyrtare të KQZ-së janë numëruar 815 nga 1282 kuti votimi. PS-ja...

Lajme të tjera

Web TV