Sherr për radhën në market, dalin pamjet e vrasjes së Jurgen Dukës në Tiranë (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Jurgen Duka ndërroi jetë pak pas mesnate në një market në rrugën “Irfan Tomini” në Tiranë. Ai u vra pas sherrit për radhën në market.

https://streamable.com/cbhue6

Siç duket nga pamjet, disa të rinj, përfshi edhe Dukën janë konfliktuar fillimisht për radhën dhe pas disa sekondash, autori ka nxjerrë armën duke e qëlluar Dukën disa herë, gjë që i ka shkaktuar atij vdekjen.

Pas ndalimit nga policia, shoku Jurgen Dukës ka deklaruar para policisë se sherri ka nisur për radhën në market.

Viktima dhe autori ishin futur në market si klient dhe debati ka nisur kush do paguante i pari. Pas ngjarjes autori është larguar me një makinë.

Sakaq, 29-vjeçari humbi jetën te spitali i Traumës. Sipas policisë, nga verifikimet e kryera rezulton se viktima është person me precedent të mëparshëm kriminale.

Ai ka qenë i dënuar për falsifikim të monedhave dhe në vitin 2016 Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 8 muaj burg.

Ndërkohë, 29-vjeçari ka pasur edhe dënime të tjera për vepra të ndryshme penale.

Konkretisht, Jurgen Duka ka qenë i dënuar edhe për heqje të paligjshme të lirisë dhe përndjekje në vitin 2017, për të cilat është dënuar me 4 muaj burg. Gjithashtu në vitin 2013 ka qenë i proceduar në gjendje të lirë për mashtrim dhe në vitin 2014 për mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë.

Të fundit

Ilir Meta ngre dyshime nga burgu, se flakët në “Syrin e Kaltër” janë të qëllimshme

Ilir Meta, në një postim në Facebook ka reaguar lidhur me zjarrin që përfshiu zonën e “Syrit të Kaltër”,...

“Do ketë pasoja të rënda”, Trump kërcënon putin nëse dështon takimi i Alaskës

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kërcënoi me "pasoja të rënda" nëse Vladimir Putin nuk pranon paqen në Ukrainë, por tha gjithashtu të mërkurën se...

O hero, pse nuk fole kur Bode dhe Berisha bllokuan hetimet për Uzinën e Ballshit?!

Arben Malaj, ka reaguar për një shënim të ish-deputetit Myslim Murrizi, i cili akuzonte politikën se kishte vjedhur naftën e Ballshit, teksa kërkonte dhe...

Lirimi i hapësirave publike në vend, Rama ndan pamje të reja nga aksioni (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot pamje të reja nga aksioni për lirimin e hapësirave publike në Shqipëri. "Disa e vonojnë çmontimin vullnetar me idenë e gabuar...

Parashikimi i BSH, ditët e mira për ekonominë shqiptare pritet të vijojnë

Ditët e mira për ekonominë shqiptare prite të vijojnë. Teksa kaluar më pak se një muaj e gjysmë nga nisja e vitit, Banka e...

Lajme të tjera

Web TV