Arrestimi në Itali i Adriatik Llallës/ SPAK dorëzon dokumentacionin për ekstradimin në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK ka reaguar me një njoftim zyrtar për arrestimin në Itali të ish-Kryeprokurorit Adriatik Llalla.

Mësohet se Llalla është arrestuar në datën 10.12.2021 nga autoritetet policore italiane.

Më datë 14 dhjetor, SPAK ka dorëzuar tek Ministria e Drejtësisë dokumentacionin e nevojshëm për ekstradimin e Adriatik Lallës nga Italia në Shqipëri.

“Më datë 13.12.2021 Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, mori njoftim nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, se në datë 10.12.2021, autoritetet policore italiane kanë arrestuar me qëllim ekstradimi në vendin tonë shtetasin Adriatik Llalla.

Sot në datë 14. 12. 2021 Prokuroria e Posaçme i ka përcjellë Ministrisë së Drejtësisë dokumentacionin e nevojshëm për ekstradimin e shtetasit Adriatik Lalla nga Italia në Shqipëri“, thuhet në njoftimin e SPAK.

“Arratia” e ish-Kryeprokurorit mori fund më 10 dhjetor, afro 3 muaj pasi u shpall fajtor dhe u dënua me 2 vjet burg me vendim të formës së prerë nga Apeli i Posaçëm, vendim i datës 22 shtator.

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka lënë në fuqi vendimin e dhënë më 20 maj nga GJKKO, që përfshin edhe 5 vite heqje të së drejtës për të ushtruar funksione publike si dhe konfiskim të pasurisë.

Ndërkohë, Llalla nuk ka qenë i pranishëm në seancë, ndërsa avokati i tij Sokol Hazizaj deklaroi atëherë se nuk ishte në dijeni të vendndodhjes së ishKryeprokurorit.

Llalla u dënua nga Shkalla e Parë me 2 vite burg dhe disa pasuri që iu sekuestruan e i kaluan shtetit me akuzën e deklarimit dhe fshehjes së pasurisë.

Të fundit

“Rrezikojmë luftë botërore”/ Këshilli i Sigurimit i OKB i tërheq vërejtje SHBA pas sulmit

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara mbajti një takim urgjent pasi SHBA-të kryen një sulm me bomba në...

Bursat evropiane të gjitha në rënie pas sulmeve amerikane kundër Iranit

Tregjet evropiane të aksioneve u hapën sot me rënie të ndjeshme, pas sulmeve të SHBA-së në centralet bërthamore iraniane. Investitorët janë tani në pritje të...

“Nuk jam më deputet”/ Erion Braçe nxjerr videon dhe sulmon qeverinë

Deputeti socialist Erion Braçe, me anë të një statusi në rrjetet sociale ka sulmuar qeverinë në lidhje me çmimet e fruta perimeve në vend. Braçe...

Brexit: Fundi i një iluzioni apo fillimi i një rrëfimi të ri britanik?

23 qershor 2016: Nga referendumi drejt ndarjejes që tronditi Europën dhe vetë Britaninë nga Leonard Veizi Ka çaste në historinë e një kombi kur zgjedhjet politike...

Dalma Maradona zbulon dhuratën më të çuditshme të Diegos: Ia ktheva dhe ai u zemërua

Diego Armando Maradona ka tërhequr gjithmonë vëmendjen për personalitetin dhe karakterin e tij. Dhe midis shumë anekdotave që kanë mbetur në imagjinatën kolektive, ishte...

Lajme të tjera

Web TV