Braçe reagon për shifrat e shpërblimit për sportistët që shpallen kampion ndërkombëtar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sportistët, janë ambasadorët më të mirë të një vendi dhe për fatin e mirë Shqipëria ka pasur mjaft emra për të cilën është krenuar. Rasti më i fundit ishte i peshëngritësit, Briken Calja i cili mori medalje të artë në kampionatin Botëror të Peshëngritjes zhvilluar në Uzbekistan, e për këtë ai do të marrë një shpërblim prej 100 mijë dollarësh.

Këshilli i Ministrave ka miratuar ditën e sotme vendimin që parashikon shpërblime për të gjithë sportistët që arrijnë të prekin majat në kampionatet Europiane. Kështu për një sportit, siç është rasti i Caljas, që merr medalje në kampionatin botëror do të marrë shpërblim.

Një sportist shqiptar i cili do të zë vendin e parë në një kampionat botëror, europian do të shpërblehet me 100 mijë dollar, për vendin e parë në kampionat botëror dhe atë europian 60 mijë, e ndërsa shpërblim do të ketë edhe për çdo vend në renditje trend zbritës.

Ndërkohë, në vendim janë parashikuar shpërblime edhe për rekorde, shpërblim që arrin në 160 mijë dollarë për rekord olimpik, 150 mijë dollarë për rekord botëror, 60 mijë dollarë për rekord evropian.

Për këtë ka reaguar edhe ish-kryeministri, Erion Braçe, i cili shkruan “status kampionësh si kudo në botë”.

Të fundit

Rama ndan pamjet/ Ura e Dragotit, një kryevepër inxhinierike

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga Ura e Dragotit, të cilën e vlerëson si një kryevepër inxhinierike mbi...

Dua Lipa në superformë, ndan foto nga festa e 30-vjetorit: Viti më i bukur

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa festoi dje 30-vjetorin e datëlindjes, ndërsa ka zbuluar për fansat disa foto nga festa me miqtë dhe partnerin e saj...

“Ia bëra mira”, shokon shqiptari që vrau gruan në sy të fëmijëve

Nuk ka shfaqur asnjë shenjë pendese 40 vjeçari shqiptar në Greqi, Pandeli Nakoleci, i cili një ditë më parë vrau me thikë bashkëshorten e...

Bosi në regjimin “41 bis” kërkon të hajë darkë në orën 22:00, reagon gjykata

Antonio Piromalli, i njohur si një nga krerët e mafies kalabreze ‘Ndrangheta kërkoi një privilegj të pazakontë në burgun e Parmës ku ndodhet në...

E pësojnë shqiptarët/ Deputeti britanik kërkon deportimin masiv të emigrantëve

Kreu i partisë Reform UK, Nigel Farage, do të kërkojë deportimin masiv të azilkërkuesve në një projektligj të ri për migracionin e paligjshëm që...

Lajme të tjera

Web TV