Çuçi: Emigracioni i paligjshëm drejt Britanisë në rritje, në fokus riatdhesimi i shqiptarëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi në fjalën e tij në Kuvend këtë të enjte ka diskutuar edhe një herë marrëveshjen me Britaninë për riatdhesimin e qytetarëve shqiptarë.

Çuçi është shprehur se do të rritur bashkëpunimi në fushën e emigracionit të paligjshëm për të parandaluar çdo linjë kriminale që mund të bëhet në këtë drejtim ku më i dukshmi është ai i trafikimit të qenieve njerëzore.

Ndër të tjera ai ka bërë thirrje që deputetët të miratojnë ratifikimin e kësaj marrëveshje.

““Marrëveshja që kemi sjellë sot nuk është diçka e re ne kemi pasur marrëveshje bilaterale me Britaninë e Madhe dhe Irlandën e Veriut që në 2003 përsa i përket riatdhesimit. Zhvillimet ndërkombëtare çuan në nevojën e ratifikimit të kësaj marrëveshje, që vjen dhe si propozim i Britanisë pas daljes së saj nga BE. Kjo marrëveshje vjen në pajtim me legjislacionin të dy shteteve pa paragjykuar marrëveshjet dypalëshe me vendet e treta dhe shkëmbimin e të dhënave personale mes vendeve të treta. Shqipëria dhe Britania do të forcojnë bashkëpunimin në lidhje me luftën kundër emigracionit të parregullt, të dy vendet dot ë zhvillojnë operacion teknik kundër emigracionit. Kjo marrëveshje nuk është një legjislacion për të ofruar atë shqiptarë me BE por është në përputhje me legjislacionin vendas dhe atij ndërkombëtar.

Garantimi i emigracionit të sigurtë, nga dhe përmes Shqipërisë mbetet një ndër objektivat e çështjeve të brendshme. Fenomeni i emigracionit shoqërohet dukshëm me trafikimin kontrabandë të qenieve njerëzore, në dhjetor të 2020 kemi miratuar strategjinë integrale të kufirit 2021-2027 që kërkohet që të jepet përgjigje sfidave të emigracionit. Siç e shpreha dhe në kalimin me homologen time, emigracioni i jashtëligjshëm nuk  mund të shtrohet pa rishikuar problemet e atyre të ligjshëm. Kam gjetur një mirëkuptim dhe homologia është shprehur e gatshme për integrimin e shqiptarëve në Britani.

Marrëveshja që është sjellë sot në kuvend kat ë parashtruara rregullat që do të përfshijnë bashkëpunimin me Britaninë e Madhe për riatdhesimin e qytetarëve, nga kostoja e transportit, te mbrojtja e të dhënave personale etj. Marrëveshja parashikon kthimin e emigranteve të paligjshëm”, ka thënë ai.

Të fundit

KAS i kalon ‘topin’Celibashit/ Mosrregullsi në Fier, kërkohet hetim për numëruesit

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve i ka kërkuar kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashit që të hetojë...

Ndezi zjarr për të hapur kullotë, arrestohet 26-vjeçari në Maliq

Policia në Maliq ka vënë në pranga një 26-vjeçar, të cilit i ka dalë jashtë duarsh një zjarr që ka ndezur me qëllim hapjen...

31 Korriku, kufiri i artë i kohës dhe shpirtit

Nga Leonard Veizi 31 Korriku është një datë që qëndron si një pikë kulmore në ciklin vjetor, një ndalesë në udhën e diellit, që personifikon...

‘Turpi haet me gjumë, stil i ri jete!’/ Institucionet, bashkëjetesë me plehrat!

Deputeti i sapozgjedhur dhe mandatuar për qarkun e Tiranës më 11 maj, socialisti Erion Braçe, e ka nisur ditën sot me një ‘zile alarmi’ për...

Një ndër tre banorë në Shqipëri ka makinë, ende ndër më të ulëtat në Europë

Shqipëria mbetet ndër vendet me nivelin më të ulët të motorizimit në Europë. Sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat për vitin 2024, në...

Lajme të tjera

Web TV