Presidenti doli kundër “Ballkanit të Hapur”, Zaev: Qëndrim i pakuptueshëm dhe negativ

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Është e pakuptueshme se pse dikush do të ishte kundër miqësisë me fqinjët, kundër përafrimit të të rinjve dhe popujve të Ballkanit Perëndimor dhe kundër shkëmbimit më të lehtë ekonomik ndërmjet vendeve të rajonit”.

Kështu e nisi reagimin e tij, kryeministri në ikje, Zoran Zaev për TV21 ndaj deklaratës së djeshme të presidentit të shtetit, Stevo Pendarovski ku tha se është kundër Ballkanit të Hapur derisa në të nuk marrin pjesë të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor.

“Pamë në të kaluarën se çfarë do të thotë Ballkani i mbyllur dhe për këtë është i paarsyeshëm çdo deklarim kundër Ballkanit të Hapur. Veçanërisht i i pakuptueshëm kur një reagim i tillë negativ vjen nga njeriu i parë i shtetit, i cili duhej të ishte i pari në mbrojtje të interesave të qytetarëve. Edhe pse nuk i arsyetoj kundërshtimet ndaj Ballkanit të Hapur nga ana e Pendarovskit, nuk jam i shqetësuar, sepse jam i bindur se institucionet me përkushtim do të punojnë në sigurimin e përfitimeve nga kjo iniciativë për qytetarët, po aq siç jam i bindur se shumica e madhe e popujve të shteteve tona janë për miqësinë tonë dhe miqësinë e mirë, për zhvillim të shpejtë të bashkëpunimit të ndërsjellë ekonomik dhe për heqjen e shpejtë të të gjitha pengesave të cilat kanë dalë nga kufijtë. Unë jam i befasuar që Pendarovski ka ndryshuar qëndrimet për këtë iniciativë para se gjithash ekonomike, por nuk do jem i befasuar kur sërish do të hamendësohet që të japë mbështetje në periudhën e ardhshme në interes të qytetarëve, shtetit dhe rajonit”, tha Zaev.

 

Të fundit

Ndeshja nuk mbaron kurrë! Interi nuk vdes kurrë, barazon në minutën e fundit

Përballja mes Interit dhe Barcelonës në gjysmëfinalen e Champions League duket sikur nuk do mbarojë asnjëherë. Pas spektaklit në...

‘Buf kënete’, ‘çyryk’, Rama komenton gjuhën në fushatë: Epo, mua më mbetet satira!

Kryeministri Edi Rama flet në Report Tv edhe për tonet e fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, etiketimin e Sali Berishës si buf...

Schmidt në OKB: Bosnja, në krizën më të thellë që nga Marrëveshja e Dejtonit

Përfaqësuesi i Lartë ndërkombëtar në Bosnje e Hercegovinë, Christian Schmidt, duke paraqitur raportin gjashtëmujor para Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi situatën në Bosnje,...

“Këta të PS dalin natën me makina të huaja”, Gjin Gjoni: Janë njerëz të armatosur

Kandidati i Partisë Demokratike në qarkun e Lezhës, Gjin Gjoni ishte i ftuar në Ditarin e mbrëmjes në A2 CNN me Loneta Progni ku...

Sa mandate mendon Rama se do marrë PS? Kryeministri: Na duhet diçka tjetër…

Kryeministri Edi Rama i ftuar në Report Tv në Repolitix flet për integrimin në BE, ndërsa thekson se vetëm PS mund ta ulë Shqipërinë...

Lajme të tjera

Web TV