SHBA ndërton programin kompjuterik që mund të parashikojë reagimet e qeverisë kineze

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komandantët ushtarakë të Shteteve të Bashkuara në Paqësor kanë ndërtuar një program kompjuterik, që mund të parashikojë se si do të reagojë qeveria kineze ndaj veprimeve të SHBA-së në rajon, si për shembull ndaj shitjeve ushtarake, aktivitetit ushtarak të mbështetur nga SHBA-ja dhe madje edhe vizitava nga anëtarët e kongresit në pikat e nxehta si Tajvani.

Zëvendës Sekretarja e Mbrojtjes Kathleen Hicks u informua për instrumentin e ri gjatë një vizite në Komandën e Shteteve të Bashkuara për Indo-Paqësorin në Hawaii të martën.

“Me rrezikun e konfliktit dhe sfidave në rajon, shohim nevojën për të zgjeruar gamën e treguesve, duke i bashkuar ata dhe më pas duke kuptuar ndërveprimin e kërcënimeve”, tha zonja Hicks në një intervistë për agjencinë Reuters në bordin e një avioni ushtarak.

Programi përllogarit “tensionet strategjike”, tha një zyrtar i mbrojtjes. Ai analizon të dhënat që nga fillimi i vitit 2020 dhe vlerëson aktivitete të rëndësishme që kanë ndikuar në marrëdhëniet SHBA-Kinë.

Sistemi do të ndihmojë Pentagonin të parashikojë nëse veprime të caktuara do të provokojnë një reagim kinez.

Në tetor, ushtria kineze dënoi Shtetet e Bashkuara dhe Kanadanë për dërgimin e një luftanijeje përmes ngushticës së Tajvanit, duke thënë se po kërcënonin paqen dhe stabilitetin në rajon.

Ky incident dhe të tjerë si ai, kanë nxitur kërkesën për instrumentin e ri, tha zyrtari amerikan, për t’u siguruar që Shtetet e Bashkuara të mos e provokojnë pa dashje Kinën me veprimet e tyre.

Megjithëse marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës janë në një pikë të ulët, programi ofron një pamje të një sërë aktiviteteve si vizitat e anëtarëve të kongresit në Tajvan, shitjet e armëve për aleatët në rajon, ose kur disa anije amerikane lundrojnë në Ngushticën e Tajvanit dhe se si ato mund të provokojnë një reagim të madh, ose të padëshiruar kinez./VOA

Të fundit

Juventus mendon rikthimin e bujshëm në mesfushë

Jonathan Rowe dhe Adrien Rabiot u përfshinë në një përleshje mes tyre në dhomat e zhveshjes, pas humbjes në...

Pallati i konfiskuar, Rama i rikthehet akuzave ndaj gjyqtarit Balliu

Gjyqtari Hazbi Balliu është rikthyer sot në qendër të vëmendjes dhe kritikave të kryeministri Edi Rama. Përmes një postimi në rrjetet sociale shefi i qeverisë...

Udhëheqësit evropianë sillen si lypës përballë një Trump-i të gjithëfuqishëm

“Shushurima” e NATO-s ndaj Trump-it ka qenë jetike për Ukrainën – por Shtëpia e Bardhë dhe Kremlini kanë kanalin e tyre të veçantë. Rafael Behr Një...

Ndryshime në administratë, pakësohen institucionet e varësisë

Nga ministritë e drejtoritë te agjencitë apo entet, bashkë me institucionet e pavarura kushtetuese.. qeveria propozon ndryshime në organizimin e institucioneve të administratës publike. Ministri...

Grabiste motorë në seri, policia greke arreston shqiptarin minoren

Policia greke ka arrestuar një 16-vjeçar shqiptar pasi akuzohet për vjedhjen e të paktën 10 motorëve përgjatë sezonit veror. Në pranga ka rënë edhe shoku...

Lajme të tjera

Web TV