Bashkëqeverisja/ Rama nuk i kursen batutat: Martesat nuk i bëjmë dot digjitale, duhet të vini fizikisht të thoni ato fjalët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama mbajti ditën e sotëm një takim me qytetarët në Lezhë për të prezantuar ligjin e “Bashkëqeverisjes”. Teksa prezantonte rritjen e shërbimeve që mund të merren në mënyrë digjitale nga qytetarët, kryeministri nuk i kurseu batutat me të pranishmit. Rama tha se 95% e shërbimeve të administratës gjenden online dhe vetëm 5% e tyre janë me prezencë fizike.

Martesa, sipas tij është një procedurë që duhet të shkosh fizikisht, për ta bërë, pasi nuk janë shpikur ende dëshmitarët digjital, apo një formë se si ajo mund të bëhet online.

“Janë mbi 1200 shërbime të cilat nuk kanë nevojë për prezencë fizike, të cilat bëhen pa dal nga shtëpia fare, në rast se ke një smartphone, ose në kompjuterin më të afërt nëse nuk ke as smartphone as kompjuter, te posta, te njësia më afërt ose te një fqinj që mund ta bëj këtë gjë për ty dhe mos të humbasësh kohë për të marrë rrugën apo për të pritur në radhë. Nëse deri dje për të marrë një dokument, një licencë apo një certifikatë, të thoshin duhet të kesh këtë dokument dhe atë dhe t’i doje të shkoj në disa zyra të tjera për t’i marrë, tani nuk ka më nevojë pas ii bën vet sistemi digjital.

Ndërkohë që janë ca shërbime që nuk bëhen dot në mënyrë të digjitalizuar, duke filluar që nga karta e identitetit që patjetër duhet të vesh shenjat e gishtave, apo dhe martesat. Martesat nuk bëhen dot digjitale pasi duhet të jenë prezent njëri dhe tjetri dhe duhet të thonë ato fjalët, plus dhe dëshmitarët. Dëshmitarët digjital nuk janë shpik akoma, mbase do vije dhe ajo kohë që do bëhen dhe martesat digjitale me siguri, por për momentin këtë nuk e ka bërë njeri në botë dhe nuk kemi si ta bëjmë ne. Shërbimet me prezencë fizike janë vetëm 5%”, tha Rama.

Të fundit

Pas Alimehmetit, edhe Lisandër Hoxha kërkon rivlerësimin e votave preferenciale

Kandidati i PD në zgjedhjet e 11 majit, Lisandër Hoxha, i është drejtuar me një kërkesë Komisionit të Ankesave...

Deputeti socialist: 83 mandatet e PS janë meritë e Saliut!

Për deputetin socialist Petro Koçi, vota e 11 majit ishte një protestë ndaj Berishës. I ftuar në edicionin ‘Tirana Live’, Koçi tha se në...

Toka dhe shtëpia pa letra, avokati shpjegon hapat: Ja si t’i regjistroni!

Mëngjesin e sotëm në “Koha për t’u zgjuar” ishte i ftuar avokati Erald Aga, i cili foli në lidhje me ligjin 2020. Ai ka sqaruar...

Diagnostikimi i sëmundjes së Alzheimerit vetëm me një analizë gjaku!

FDA ka dhënë dritën jeshile për testin e parë të bazuar në analizën e gjakut për diagnostikimin e sëmundjes së Alzheimerit, një teknologji premtuese...

Fshati zviceran “gëlltitet” nga akullnaja/ Pamjet pas katastrofës (VIDEO)

Pamjet e reja befasuese tregojnë momentin kur një fshat zviceran varroset nga një akullnajë e rrëzuar, duke shkatërruar shtëpi me kryebashkiakun që tha se...

Lajme të tjera

Web TV