‘Luftë e Tretë Botërore’/ Paralajmëron ministrja: Nëse Rusia sulmon Ukrainën, rrezikohet edhe Ballkani

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Nëse Rusia na sulmon, duhet bërë kujdes edhe me Ballkanin”, ka qenë kjo një deklaratë paralajmëruese e ministres ukrainase Julia Laputina. Ish-oficerja e zbulimit ushtarak të këtij vendi është një njohëse e mirë e taktikave ushtarake ruse. Ajo duket se po paralajmëron përmes këtij skenari Perëndimin, për shpërthimin e një Lufte të Tretë Botërore.

“Nëse Rusia na sulmon, duhet bërë kujdes edhe me Ballkanin. Shini ç’po bëjnë rusët aktualisht në Serbi. Ata po përpiqen të provokojnë tensione në Ballkan dhe kjo na sjell në kujtesë se si filloi Lufta e Dytë Botërore. Në aspektin gjeopolitik, ky është një skenar i mundshëm. Pra, duhet t’i kushtojmë vëmendje çështjes së Ukrainës për sigurinë e të gjithë kontinentit”.-tha Laputina.

Shenjat që vërtetojnë paralajmërimet e ministres ukrainase vijnë nga Bosnja. Rajoni autonom i serbëve ka nisur një proces shkëputjeje nga ky vend, i mbështetur edhe nga Serbia.

Një ndër hapat është edhe përpjekja për të krijimin e një ushtrie më vete, përmes shkëputjes së trupave të tyre nga forcat e përbashkëta të armatosura të Bosnje-Hercegovinës. Rusia kërkon nga Perëndimi nënshkrimin e një pakti që garanton se Ukraina nuk do të antarësohet në NATO. Por Presidenti amerikan Joe Biden refuzon.

Nëse sulmohet Ukraina, Bashkimi Europian ka kërcënuar Moskën me sanksione të paprecedenta, prej të cilave ekonomia dhe shoqëria ruse do të kenë pasojat më të rënda në histori. Udhëheqësit evropianë përfunduan sot takimin ku u zotuan të nxisin Rusinë të rikthehet tek bisedimet e paqes me Ukrainën. Ata gjithashtu rikonfirmuan se do të vendosin sanksione të paprecedenta ndaj Moskës, nëse forcat ruse kalojnë kufirin ukrainas.

Të fundit

Sistem i ri zgjedhor? Shembulli i Kosovës tregon se tërhiqen figurat popullore

Pas zgjedhjeve të 11 majit, ndërkombëtarët u kërkuan qeverisë dhe opozitës të bëjnë një ndryshim total të sistemit zgjedhor...

Serbia: Do hetojmë akuzat nga Rusia se furnizuam Ukrainën me armë

Serbia dhe Rusia do ta kryejnë një hetim të përbashkët për atë se si municionet e prodhuara nga Serbia arritën në Ukrainë, tha presidenti...

Frrok Çupi: Kush do të shpëtojë nga Edi Rama?!

Në klasën e madhe të mexhlisit ngrihen duart: ‘Unë, zyshe!… Unë!… Unë!’. Bëhen disa njerëz të kësaj klase që duan të shpëtojnë nga Edi...

U qëllua në lëvizje, plagoset me armë zjarri një 40-vjeçar në Durrës

Një 40-vjeçar është plagosur me armë zjarri në qytetin e Durrësit. Burimet bëjnë me dije se i plagosuri ka arritur të shkojë vetë deri...

EURO U-17 në Shqipëri, Portugalia dhe Franca në finale, eliminohen Italia dhe Belgjika

Portugali-Francë është finalja e madhe e Kampionatit Europian U-17, që do të luhet më 1 qershor, në “Arenën Kombëtare”. Portugalia mundi Italinë në gjysmëfinale pas...

Lajme të tjera

Web TV